Bevilacqua "bekon" panairin e librit shqip
Nje prej shkrimtareve italiane me te njohur ne bote, Alberto Bevilacqua ka pranuar te "bekoje" Panairin e 11-te te Librit, "Tirana 2008". Pasi do te jete pikerisht 74-vjecari italian i cili do te cele kete edicion te panairit.
Ketu vjen si shkrimtar, ne nje panair ku do te promovohen edhe librat e tij te shqiperuar, por ne Itali ai eshte nje emer i njohur edhe ne boten e kinemase. Jane jo pak skenare te filmave italiane te cilet mbajne firmen e Alberto Bevilacqua-s, qe gjate diteve te panairit do te kete kontakte edhe me lexuesin shqiptar.
Ishte viti i hershem 1961 kur fama e tij ne Itali mori udhen e saj per te mberritur deri ne keto dite, kur emrin e tij e njeh jo vetem lexuesi italian, por ai boteror.
Vellmi me poezi "L'amicizia perduta" qe ne shqip flet "Miqesia e humbur" ishte vepra e pare qe e shnderroi Bevilacqua-n ne nje eksponent te rendesishem te letersise italiane.
Por suksesi i tij i madh mban emrin "La califfa", i botuar ne vitin 1964. Personazhit te ketij romani, Irene Corsini i vishen me pas epitete nga me te ndryshmet. Pikerisht per faktin se ajo eshte protagonistja e nje romani qe Alberto Bevilacqua e ka veshur me shume energji por edhe embelsine e nje femre.
Bevilacqua shqip
"Kalifja", prej fundit te vitit 2006, ka mundur te lexohet edhe nga shqiptaret, duke shenuar keshtu edhe botimin e romanit te pare te Alberto Bevilacqua-s ne Shqiperi.
Ndersa Panairi i 11-te sjell edhe dy romane te tjere te shkrimtarit, "Ndjesi te yshtura", ka marre cmimin "Bacarella" ne vitin 1992 dhe "E fshehta e grave", roman i shqiperuar nga Diana Culi.
Keto qene hapat e tij te para drejt suksesit dhe te vlerave qe letersia e tij ka percjelle. Cka e bene qe ne vitin 1966 shkrimtari te rrembente cmimin e tij te pare: Cmimi Campiello per romanin e tij "Questa specie d'amore".
Jane trazirat shpirterore ne jeten e nje intelektuali, te shkruara me e mjeshteri nga shkrimtari qe e bene jurine t'i akordonte trofeun e ketij cmimi.
Jane bemat e jetes se ketij protagonisti, te ndara mes se shkuares qe vjen plot nostalgji dhe impenjimeve dhe ambicieve te tij ne eten intelektuale, qe u vendosen ne kete veper, duke shkruar keshtu edhe nje histori te padiskutueshme suksesi per karrieren e Bevilacqua-s. Ajo qe u theksua ne ato kohe ishte fakti se ky qe nje liber me nota te theksuara autobiografike.
Filmat
Keto qene histori te shkruara te cilat shkrimtari nuk mundi t'i linte vetem ne faqet e romaneve te tij. Vite me pas, ato u shnderruan ne historite e bujshme te botes se kinemase. Dukej se zemra e tij rrihte fort per kinemane, ndaj edhe gjeti rrugen per t'u bere pjese e saj. Keto qene vetem hapat e para te tij ne kinemane italiane per te vijuar me dhjetera skenare te tjere filmash pergjate dekadave te jetes se tij.
"Questa specie d'amore" dhe skenari i shkruar prej tij, joshi nje pre regjisoreve me te famshem Italian, David di Donatello. Nje perfitim i dyanshem, pasi edhe regjisori fitoi nje cmim per filmin me te mire, nga kjo histori e shkruar nga Alberto Bevilacqua ne fillimet e karrieres se tij te gjate jo vetem ne letersine italiane e ate boterore, por edhe ne kinematografine e vendit te tij.
"Kalifja", romani i pare ne shqip
Romani "Kalifja" eshte vepra e pare e Alberto Bevilacqua-s , botuar ne shqip nga "Toena" i shqiperiar nga Gezim Qendro. "Kalifja" eshte botuar per here te pare me 1964, ne Itali. Eshte romani i dyte i Alberto Bevilacqua-s dhe suksesi i tij i pare nderkombetar. Figura qendrore e romanit eshte nje vajze e thjeshte por shume e bukur, Kalifja, e cila behet e dashura e te fuqishmit te qytetit, industrialistit me te madh, Mastro Don Gesualdo. Ajo eshte portreti i paharrueshem i nje gruaje te lire, te guximshme, instinktive, rebele, te paafte per kompromise, zemergjere, pra ne fund te fundit, ne menyren e saj e pafajshme. Nje dashnore pa servilizem, ne pastertine dhe dashurine e te ciles industrialisti do te rigjeje nje deshire te re per jeten dhe vete lirine.
Kush eshte Alberto Bevilacqua
Linjat esenciale te Alberto Bevilacqua-s, nga te cilat lindin veprat e tij, si narrative edhe poetike, jane te shumta. E para dhe me e rendesishmja sigurisht koincidon me qytetin e tij te lindjes, Parmen, ku shkrimtari ka jetuar deri ne adoleshencen e pare. Me pas ai shkon te jetoje ne lumin Po, shume e vogel distanca nga Parma, shume te medha ndryshimet e mjedisit. Ne moshen 20-vjecare Bevilacqua transferohet ne Rome, ne ate qe ai ende e quan "mergimin tim te vogel". Nje periudhe e veshtire, perseri e mbuluar me dhune. Teper i ri shkrimtari shkruan ne nje te perjavshme, dhe eshte pikerisht kjo e perjavshme, e cila boton poezite e tij te para, me nje shenim te Attilio Beroluci-t. Dalin poezite e tjera te cilat futen ne nje antologji me narratore debutues, me titull "A ndodhet valle midis ketyre, mjeshtri i se nesermes?" Ne moshen tetembedhjetevjecare ai eshte redaktor i faqes se pare letrare te nje te perditshmeje italiane. Ne vitin 1961 botohet permbledhja e pare poetike e Bevilacqua-s "Miqesi e humbur". Dhe ky pasohet nga shume vellime poetike e romane te ndryshme. Ne shume raste ai eshte krahasuar me shume autore amerikanojugore si Garcia Marquez, Onetti e Vargas Lloza.
Bevilacqua eshte nje nga shkrimtaret me te perkthyer ne bote. Me dritehijet e te shkruarit ai di te na ofroje ne menyre natyrale e spontane, nje krijim te vazhdueshem, nje perteritje moderne te artit te te shkruarit.
BIBLIOGRAFIA
"La polvere sulL'erba" 1955
"Una città in amore" 1962
"La Califfa" 1964
"Il mito doloroso" 1966
"Questa specie d'amore", 1966
"L'ochio del gatto", 1968
"Il viaggio misterioso" 1972
"Umana avventura" 1976
"Una scandalosa giovinezza" 1978
"La festa parmigiana" 1980
"La notte del fiore" 1981
"La mia Parma" 1982
"Il curioso delle donne" 1983
"Un cuore magico" 1993
"L'eros" 1994
"La Pasqua rossa" 2003
"Parma degli scandali" 2004
"Tu che mi ascolti" 2004
"Il Gengis" 2005
"Lui che ti tradiva" 2006
"Storie della mia storia" 2007
"Il prete pecatore" 2007
Filmografia- skenare filmash
"La Califfa" 1970
"Questa specie d'amore" 1972
"Attenti al buffone" 1976
"La donna delle meraviglie" 1985
"Tango blu" 1987
"Gialloparma" 1999 etj
CMIMET E FITUARA
Cmimi "Strega" me 1968, per "L'ochio del gatto"
Cmimi "Bancarella" me 1972 per "Un viaggio misterioso"
Cmimi "Bancarella" me 1991 "I sensi incantati"
Cmimi "Stresa di narrative" me 2000, per "La polvere sull'erba"
Cmimi nderkombetar "Città di Penne PE" me 2007