E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama falsifikon raportin e BE-së, për t’u fshehur socialistëve të vërtetat e dështimit të tij

Zëdhënësi i PD-së Gerti Bogdani reagon për komentet e opozitës për Progres-Raportin e KE-së

Zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, deklaroi dje se, Rama, shpalosi vetë qëndrimin ndaj raportit të Këshillit të Evropës, nën dritën e politikes së tij të re, të mbushur me nihilizëm, që tregon se Rama asnjë raport nuk di të lexojë, por di vetëm të mashtrojë

Partia Demokratike reagoi dje, menjëherë pas konferencës për shtyp të kryesocialistit Edi Rama, i cili në mënyrë aspak politike dhe aspak të moralshme, përgënjeshtroi vlerësimet e Progres Raportit e KE, për vitin 2008, për Shqipërinë. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, duke iu kundërpërgjigjur nekropolitikës së demonstruar nga Rama, e akuzoi këtë të fundit për nihilizëm dhe si të paaftë për të interpretuar raportet në tërësi, e duke vërshuar drejt botës së mashtrimit dhe spekulimit.
“Rama në konferencën e tij u drejtohej atyre shqiptarëve që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij dhe jo në realitet, atyre që mund t’i gënjejë në mënyrë primitive dhe në mënyrë të përditshme, siç bëri një ditë më parë me një nga zëdhënësit e tij që çdo dekadë ndërron emrin. Duket qartë tashmë se Edi Rama e bën politikën e re të veshur me xhaketën e Gramoz Ruçit dhe me vokalin e Erion Braçes, ndërsa mësimet e leximit i merr në tabelën e zezë të Saimir Tahirit”, deklaroi Bogdani.
Sipas tij, Edi Rama, shpalosi vetë qëndrimin ndaj raportit të Këshillit të Evropës, nën dritën e politikes së re të tij, të mbushur me nihilizëm, që tregon se Rama asnjë raport nuk di të lexojë, por di vetëm të mashtrojë.
“Duke harruar se raportin e Këshillit të Evropës ia bëri të njohur shqiptarëve në tërësi Komisioneri Oli Rehn, i cili pohoi se Shqipëria ka bërë progres në pikat kyçe si dhe në konsolidimin e demokracisë. Dhe më pas përfaqësuesi direk i KE në Tiranë, ambasadori Lohan, i cili në konferencën e tij për shtyp iu deklaroi gazetarëve se, “Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, në Progres Raport vihet re se ka pasur sidomos një përmirësim të perceptimit të publikut në lidhje me këtë fenomen, si dhe janë vënë re të gjitha përpjekjet që janë bërë për luftën kundër korrupsionit”, tha Bogdani, duke bërë me dije se kjo është arsyeja se përse në Progres Raportin e këtij viti nuk përdoret e njëjta gjuhë apo terminologji që është përdorur një vit më pare.
Për sa u përket kritereve ekonomike, zëdhënësi i PD, Bogdani, citoi se në Progres Raport vihet re fakti që ekonomia shqiptare ka pasur rritje të shpejtë dhe vihet re se Shqipëria ka mundur ta mbajë nën kontroll inflacionin.
“Po ashtu, është venë re fakti që ka pasur ecuri në fushën e privatizimit dhe përmirësime të tjera në klimën e biznesit”.
Lohan theksoi gjithashtu se “qeveria shqiptare është e angazhuar për të vazhduar punën e saj, sipas pikave të marrëveshjes që është krijuar për liberalizimin e vizave”.
Natyrisht që raporti shtron detyra për një sërë reformash të tjera që janë në vazhdim dhe që do të ndërmerren, dhe njëkohësisht thekson faktin që “përparimi i bërë gjatë këtij viti do ti shërbejë të gjithëve për të menduar që të aplikojë për anëtarësim” dhe Shqipëria mund të arrijë statusin e vendit kandidat.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›