"Ne janar, kartat e pasaportat"
Nuk ka asnje hapesire per te dyshuar per pajisjen e shtetasve shqiptare me dokumentet e sigurise se larte. Garancia vjen nga zv.ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, i cili konfirmon se ne janar do te nise prodhimi dhe shperndarja e kartes se identitetit dhe pasaportes biometrike. "Pas vitit te Ri, ne fillim te vitit tjeter do te filloje te aplikohen dokumentet e identitetit, per leternjoftimin elektronik dhe pasaporten elektronike. Ne nje afat kohor 2 javor thuhet, por ne besojme do ta bejme edhe me shpejt, nese qytetaret aplikojne do ta marrin brenda 10 ditesh dokumentin biomentrik te identitetit, leternjoftimin dhe pasaporten. Do te vijne ta aktivizojne ate me ane te shenjave te gishterinjve te tyre dhe me radhe, qe jep sigurine maksimale per dokumente maksimale dhe ne nje sistem te integruar, pra ne nje sistem lehtesisht te integrueshem, qe i ruan te gjitha keto, qe ben kontrollin me njeri-tjetrin, e keshtu me radhe. Dokumentet kane disa dhjetera elemente sigurie", tha Poni. Sipas tij, pajisja e shtetasve shqiptare me dokumentet e sigurise me te larte, ka qene dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverise. Firma fituese e tenderit te prodhimit te dokumenteve te identifikimit, po punon me ritme te kenaqshme dhe Shqiperia ne nisje te 2009, do te jete nder shtetet me dokumentet me te sigurta.