E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce “dirigjon” balerinat

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 21:12

Përveçse një këngëtare e zonja, Beyonce tregoi se është edhe një prej koordinatoreve më të talentuara në botë, ndërsa organizoi e vetme një trupë prej 200 balerinash.

29-vjeçarja u fotografua duke “vënë rregull” në një plazh në Los Anxhelos, ndërsa xhirohej një videoklip i saj i ri.

Ndonëse koorografia ishte studiuar që më parë, zbatimi i saj në praktikë me një trupë kaq të madhe balerinash ishte shumë i vështirë.

Duke marrë parasysh shprehjen “nëse do një gjë të bërë mirë bëje vetë”, Beyonce i çoi të gjitha përpjekjet deri në fund e vetme.(TCH)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›