E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recetat, hedhje online nga mjekët e farmacistët

15/04/2011  Monitorimi i abuzimeve me barnat

Për të shmangur abuzimet me tregtimin e barnave, si dhe eliminimin e gabimeve në përshkrimin e recetave mjekësore, farmacistët dhe mjekët do të hedhin të dhënat përkatëse në sistemin online. Projekti i filluar tashmë në sektorin farmaceutik nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore siguron marrjen në kohë të informacionit për aktivitetin e farmacive dhe rimbursimin e medikamenteve, realizon kontrolle më efeciente, shpejtësi në vendimmarrje dhe transparencë në lëvizjet financiare. Drejtuesit e këtij institucioni bëjnë me dije se në proces është edhe projekti i regjistrimit dhe menaxhimit të formularit të depistimit të popullatës, i cili bëri të mundur që për herë të parë sistemi ynë shëndetësor të ketë regjistrin elektronik të gjithë popullatës të regjistruar tek mjeku i përgjithshëm i familjes, të lidhur në një sistem online.

Gjithashtu ISKSH do të përfundojë dhe projektin e përshkrimit të recetës elektronike për pacientët. “Do të mundësonte eliminimin e gabimeve në përshkrimin dhe dhënien e medikamenteve, duke rritur në këtë mënyrë edhe shkallën e sigurisë në përfitimin e këtyre shërbimeve. Do të eliminonte vështirësitë në monitorimin dhe kontrollin financiar të ISKSH nga ana e ofruesve të shërbimeve”, ka deklaruar këshilltari në këtë institucion, Naun Sinani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›