Mosplotësimi i kërkesave, paraplegjikët në grevë urie
15/04/2011 Përmirësimi i kushteve të jetesës
Heshtja e dikastereve qeveritare ndaj plotësimit të kërkesave fut në grevë urie 21 persona me aftësi të kufizuara. Konkretisht bëhet fjalë për para dhe tetraplegjikët, të cilët prej muajsh të tërë kanë protestuar duke kërkuar vëmendjen e dikastereve mbi përmirësimin e kushteve të jetesës për të cilat ka nevojë kjo kategori. Përfaqësuesit e kësaj shtrese bëjnë me dije se do të vijojnë grevën e urisë derisa organet përgjegjëse, e veçanërisht Ministria e Punës, të rishikojnë kushtet e tyre ekonomike dhe paketën higjieno-sanitare që përfitojnë më shumë se 5000 mijë persona para dhe tetraplegjikë. “Kërkojmë rritjen e pagesës së paaftësisë, pasi një paraplegjik i ka hallet shumë të mëdha, e me 9500 lekë të vjetra nuk të shërben asnjë njeri. Kërkojmë strehimin, sepse pjesa më e madhe e paraplegjikëve kanë ardhur në kryeqytet për një klimë më të mirë. Që në fillimet tona paketa higjieno-sanitare ka qenë gjithmonë për 30 mijë lekë, sepse kostoja ditore është një mijë lekë në ditë. Ajo është diçka e domosdoshme, sepse pa atë paketë higjieno-sanitare paraplegjikët nuk mund të lëvizin në asnjë moment”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme kryetarja e shoqatës së paraplegjikëve, Mybere Prizereni.