Pandev mbetet në Inter

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 16:41
Sulmuesi i Interit Goran Pandev do të mbetet në klub sezonin e ardhshëm edhe nëse Nerazzurrët transferojnë Carlos Tevezin ka thënë menaxheri i tij, Carlo Pallavicino.
E ardhmja e reprezentuesit maqedonas në Giuseppe Meazza është në dyshim pas një sezoni të vështirë dhe ka filluar të përfolët rreth mundësisë së largimit të tij nga klubi. Por, Pallavicino ka përjashtuar mundësinë e ndarjes.
“Jam i bindur se Pandev do të jetë në Inter sezonin e ardhshëm. Shpresoj që së shpejti ai të luaj së bashku me Tevezin”, tha Pallavicino për Sky Sport 24.