E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce dhe Kim, i’a kalojnë mirë mes vete

Që kur Kim Kardashian u bë e famshme, spekulimet për jetën e saj nuk kanë pasur fund. Disa kanë qenë të vërteta e disa po dalin të mos jenë.

Siç e dimë, i dashuri i saj, Kanye West është mik i mirë me reperin, Jay Z por, ishte raportuar se Kim dhe gruaja e Jay Z, këngëtarja Beyonce nuk shkojnë mirë mes vete për shkak që, kjo e fundit, ka një dozë të madhe mospëlqimi ndaj Kimit.

Këto thashetheme i ka mohuar kategorikisht Kim duke thënë madje se, Beyonce, është një nga njerëzit më të mirë që ajo ka njohur në jetë.

“Nuk është e vërtetë që nuk shkojmë mirë. Ajo është një nga njerëzit më të ëmbël që unë kam takuar. Unë nuk e di nga dalin këto gjëra por besoj se duan të na armiqësojnë”, ka thënë Kim në një intervistë dhënë së fundmi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›