Këshilla për adoleshentët

Ylli i Destiny’s Child, Michelle Williams ka vuajtur nga depresioni. Këngëtarja e cila fitoi famë përkrahë bashkëanëtareve të bendit Beyonce Knowles dhe Kelly Rowland, ka pranuar se ka pas një betejë të vështirë me depresionin prej kur ishte adoleshente.
Michelle tha se terapia, ushtrimet dhe mendimet pozitive e kanë ndihmuar të dalë nga kjo situatë kohëve të fundit.
“Jam përballur me depresionin. Më duhej të zgjedhja të ngritesha nga shtrati dhe të bëj gjithçka që duhet për tu ndier e lumtur”.
32 vjeçarja kujtoi se ndjenjat e para të depresionit kanë qenë në moshën 15 vjeçare por asnjëherë nuk ka dashur të mjekohet. Michelle ka vendosur të flasë tashmë pasi që dëshiron që ekperienca e saj tu ndihmojë njerëzve që janë në situateë të njejtë dhe i këshillon të kërkojnë ndihmë profesionale. /Indeksonline/