Dhoma e tregtisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës
Takimi
Fillimi i javës do të çelet me nënshkrimin e një marrëveshje tepër të rëndësishme për Universitetin e Tiranës dhe Dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të UT-së, sot rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, do të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Marrëveshja do të nënshkruhet në sallën e mbledhjeve të senatit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Memorandumi i bashkëpunimit përmban një sërë pikash bashkëpunimi mes dy institucioneve. Gjatë viteve të kaluara për një periudhë të konsiderueshme kohore, shumica e studentëve të cilët studiojnë në degën e Ekonomikut pranë Universitetit të Tiranës kanë kryer një stazh pune, quajtur ndryshe praktikë pranë këtij institucioni. Edhe për ketë vit mendohet se një nga pikat e nënshkrimit të marrëveshjes parashikon pikërisht këtë praktikë.
Punësimin e të rinjve, në formën e praktikës, e kanë stimuluar prej shumë vitesh, nëpërmjet projekteve edhe institucioneve të reja, si Ministria e Punës, bashkia e kryeqytetit apo sektorë të tjerë publikë apo privatë. Sakaq, Inspektorati i Punës çdo vit ndihmon studentët më të mirë që mbarojnë fakultetin me rezultate të mira, për t’u integruar më shpejt në tregun e punës.
#