E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim, “Barbie” Clijsters

Tenistja Kim Clijsters është bërë sportistja e parë femër që është punuar në kukullën më të famshme në botë – Barbie.

Kukulla me figurën e saj është prezantuar në ditën e parë të panairit më të madh të kukullave në Nuremberg, Gjermani. Clijsters ka shkuar hapave të Oprah Winfreyt, Elizabeth Taylorit dhe Marilyn Monroes që kanë kukullat Barbie me pamjen e tyre.

26-vjeçarja belge është punuar në veshmbathje të tenisit me idenë e veshjes që kishte në triumfin e saj në finalen e US Open më 2009, ndërsa kukulla e saj është shoqëruar nga një version i miniaturës së vajzës së saj, Jada.

“Familja do të thotë gjithçka për mua, andaj jam ndjerë shumë e lumtur kur kam kuptuar se edhe Jada ka kukullën e saj. “Jada Babie doll”,” ka thënë Clijsters në uebfaqen e saj zyrtare. “Kjo është diçka shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Do të jetë kujtim i përjetshëm”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›