Rita sulmon Rob Kardashian

Gjatë një interviste për një emision, ‘Kyle and Jackie O’ të një radioje në Australi, Rita është vënë përballë një prove të vështirë.
Ajo është detyruar të zgjedh në mes tre të famshmëve me emrin Robert, gjatë një loje hipotetike.
Sfida ka qenë se a do të martohej me Robert De Niro, apo do ta qëllonte Robert Kardashian dhe Rita ka zgjedhur opsionin e dytë. Ndoshta ajo ka dashur ti përcjellë një mesazh Rob si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të tij të mëparshme pas ndarjes së çiftit.
Rita ka qenë e lidhur e Rob për disa muaj ndërkaq, pas ndarjes, ky i fundit doli me deklarata të çuditshme duke thënë se, Rita e kishte tradhtuar me 20 meshkuj gjatë kohës sa çifti kishin qenë në lidhje./Indeksonline/