E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Berisha ka uzurpuar PD-në me të korruptuar

Sipas tij, kryesia e Partisë, n/kryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretaret e saj janë pa mandate.

“Edhe anëtaret e emëruar të Këshillit Kombëtar, të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të të ashtuquajturit Kuvend Kombëtar i dhjetorit 2009, janë pa mandate, pasi këto mandate të manipuluara nuk janë konstituuar akoma edhe pse kanë kaluar tetë muaj që nga mbajtja e Kuvendit, tha Biberaj në një prononcim për mediat.

Megjithëse i mënjanuar jo pak nga Partia Demokratike nga kundërshtarët e tij politikë në këtë parti, Biberaj akuzon kryen e saj, Berisha se suprimimi i të gjitha institucioneve të Partisë nga Kryetari i saj përbën puç institucional dhe uzurpim të Partisë, shkelje flagrante dhe dhunim ekstrem të statutit të Partisë, duke sjellë edhe fundin e demokracisë së brendshme në parti.

Më tej, ai shton se kjo është situata më e rëndë që ka përjetuar PD dhe demokracia brenda saj që nga themelimi deri më sot, “situatë e krijuar nga Kryetari i Partisë, me qëllim kthimin e saj në parti-pronë, në parti-vegël në duart e tij, për kënaqjen e etjes së pakufishme për pushtet personal, si dhe për pasurim marramendës të tij dhe të një shpurë oborrtaresh, servilësh, të paaftësh, klientësh dhe te korruptuar rrotull tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›