Konflikt me firmën, dëmtojnë kanalin e HEC-it

Gurra e Bardhë
Kanë dëmtuar kanalin që furnizonte me ujë një HEC në Librazhd dhe do të përgjigjen për shkatërrim prone të kryer në bashkëpunim. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë bëjnë të ditur se një ditë më parë ka filluar çështja penale në ngarkim të shtetasve L.Alla, 37 vjeç, Dh.Qoshi, 47 vjeç, S.Alla, 23 vjeç dhe A. Boçi, 37 vjeç me banim në fshatin Zgosht të komunës Lunik në rrethin e Librazhdit.
Çështja në ngarkim të tyre filloi pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar disa segmente të kanalit i cili furnizonte me ujë një hidrocentral të një subjekti privat. Sipas të dhënave të policisë pas një konflikti me firmën që administron hidrocentralin i ndodhur në fshatin Gizavesh të kumunës Qendër në Librazhd ata kanë menduar të dëmtojnë pikërisht kanalin që e furnizonte me ujë.
Pas denoncimit të firmës ndaj të gjithë banorëve ka nisur edhe procedimi gjyqësor. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale Shkatërrim prone e kryer në bashkëpunim.
Qeveria ka dhënë me koncesion hidrocentralin Spatharë, që shfrytëzon ujërat e burimit Gurra e Bardhë. /B.Ndergjoni/