Një i sëmurë mendorë mban 2 orë peng familjen

Foto Ilustruese
KURBIN- Një 24- vjeçar, i cili vuan nga shëndeti mendorë ka mbajtur peng katër anëtarët e familjes së tij për rreth 2 orë.
Ngjarja u shënua në fshatin Vinjollë të rrethit të Kurbinit, mbrëmjen e së hënes.
Klevis Balloku mbajti peng nën kërcënimin e armës anëtarët e familjes së tij, dhe vetëm pas ndërhyrjes së policisë ai mundi ti lerë të lirë ata.
24- vjeçari është tërhequr duke u larguar në drejtim të malit.
Mësohet se asnjë prej pjesëtarëve të familjes Balloku nuk ka pësuar dëme. Policia, ndërkaq është në ndjekje të të riut, ndërsa ka nisur hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.