Biberaj: Firmosja e Bushit, një besim për reformat në Shqipëri dhe Kroaci

Zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, përshëndeti sot firmosjen e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nga Presidenti i SHBA-së George Ë. Bush. Zoti Biberaj vlerësoi se "anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO i shërben rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Europë". Sipas tij, në të njëjtën kohë, ai hap perspektiva të reja për anëtarësimin e vendeve të tjera ballkanike apo europiane që aspirojnë për të qenë anëtarë të NATO-s. Ndër të tjera, z. Biberaj vlerëson se firmosja e protokollit të anëtarësimit nga Presidenti i SHBA-së shpreh gjithashtu besim për reformat e kryera deri tani nga Shqipëria dhe Kroacia, si dhe është inkurajim për të vazhduar më tej në rrugën e reformave, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe të demokracisë. Ai shpehu besimin për një anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë në NATO....