E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkojnë për lesh e dalin të qethur

Është dijtur gjer tashi se kështu i nis dhe kështu i bitis punët i pari i BDI-së, po tashti në
këtë lodër ra edhe i pari i PDSH-së, të cilit veçan nuk i ka bërë vaki të shkojë për lesh e të
dalë i qethur. Mbase nuk e ka menduar se një berber i vetëm si Gruevski nuk mund t'i bëjë të qethur dy parësi partie. Dhe, ja që doli se mund t'i bëjë dhe çudituni që të çuditemi..!

Ca nga njerëzia jonë që i hante meraku të shohin të parin e BDI-së dhe të parin e PDSH-së të pjekin duart, e panë edhe këtë sehir dhe do e kenë harruar tashi..?! Po tashi, kur t'i kenë vënë mendtë nën kësulë e të kuptojnë se parësi e kësaj njerëzie s'mund të bëjë ndonjë punë për të qenë për të mirë të njerëzisë sonë as kur punon veçan, as kur lidhet bashkë, mund ta lënë mënt e kresë ! Se, sa poqën duart s'para për të thënë se si bënë bashkë për t'u njohur Kosova nga shteti i panjohur Maqedonia, bënë udhë bashkë një copëherë për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen e Presidentit.
Dy Kamberë në një derë Dhe bënë ca buçitje fjalësh dhe krekosjesh të veçanta një copëherë, duke thënë se do bëjnë që në Kushtetutë t'i bëjnë vend edhe nënpresidentit që do jetë nga njerëzia jonë, po ama, sa thanë ta bëjnë këtë, e lanë për tjetër herë, që vjen me thënë - e shtynë në kalendat greke, që prapë vjen me thënë - e lanë për asnjëherë! Kësaj i thonë si e motit fjalë: Shkuan për lesh dhe dolën të qethur, ase: u nisën për dasmë dhe dolën për shkarpa, si ngaherë. Është dijtur gjer tashi se kështu i nis dhe kështu i bitis punët i pari i BDI-së, po tashti në këtë lodër ra edhe i pari i PDSH-së, të cilit veçan nuk i ka bërë vaki të shkojë për lesh e të dalë i qethur. Mbase nuk e ka menduar se një berber i vetëm si Gruevski nuk mund t'i bëjë të qethur dy parësi partie.
Dhe, ja që doli se mund t'i bëjë dhe çudituni që të çuditemi..! Njerëzia jonë që tashi kuptoi si ndodhi kjo rrëfenjë, duhet të mbushë mendjen njëherë e mirë se parësitë e partive i bëjnë zihjet ndërmjet tyre nga meraku për të dalë këndes mbi njëri-tjetrin dhe
këndes mbi të tjerë dhe kur kujtojnë se e kanë zënë kokën ngushtë nga zihjet, e qesin së andejmi me pjekje të bashkueme duarsh, si e qitën tashi, duke bërë edhe ca ojna fjalësh buçimtare për të mallëngjyer njerëzinë tonë që i dashnon fjalët e bashkimit. Rrëfenja bën
tutje tashi me udhën e bashkëme që janë duke bërë këto dy parësi me ndryshimet e Kodit zgjedhor.
Edhe në mbarim të kësaj pjese të rrëfenjës, si tregojnë bathët, prapë do dalin të qethura të dyja parësitë e partive të njerëzisë sonë. Biles, berberi i vetëm, Gruevski, që me të çelur të shqyrtimit të ndryshimeve të Kodit zgjedhor, tashmë ua ka hequr nga një të qethur. Kështu, për ca koqe votuesish të njerëzisë së tij në Kanada, në Australi e në Amerikë ka hapur dy vende deputetësh, dhe për 200 mijë shqiptarë në Evropë ka hapur 1 vend deputeti. Një Maqedoni, një zonë elektorale! Të qethurën e dytë dhe të fundit parësive të partive të njerëzisë sonë Gruevski do të ketë kohë t'ua bëjë me ojna më të ngeshme. Se këto parësi s'kanë patur merakun të lodhin trutë gjatë për të bërë ndryshime të tjera të Kodit zgjedhor. Dhe, në këtë pikë kodi zgjedhor do t'i ketë po ato hilera që i ka patur:
ndarjen në gjashtë zona votimi, në të cilat votuesit e njerëzisë sonë i ka bërë pikë e pesë, duke i ndarë e çarë sipas njollave të lëkurës së leopardit, që njihet si teori e manipulimit sipas Gerrymanderit, që u praktikua edhe me ndarjet administrative të komunave të Shkupit, Tetovës dhe Kërçovës, me qëllim që 200 mijë shqiptarë të Shkupit, jo
nga vetë Shkupi po nga rrethina, të nxjerrin vetëm 4 deputetë, prej 8 sa nxorën në zgjedhjet e vitit 1991. Ndërkaq, votat e 200 mijë shqiptarëve nga Kërçova, Struga, Ohria, Resnja, Manastiri, Përlepi, Krushova e Velesi dhe gjithandej ku ndodhen shqiptarë, Kodi zgjedhor i bën plaçkë pazari për partitë maqedonase me ndërmjetësim të partive shqiptare, si gjithmonë gjer më tashi. Sikur ta kishin me gjithë mend punën e bashkëme dhe për të mirë të njerëzisë sonë, parësitë e partive të njerëzisë sonë do kërkonin me gjithë mend që tërë Maqedonia të përbëjë një zonë elektorale, formulë e cila bën që secila njerëzi të ketë fuqinë e vet politike dhe përfaqësimtare në parlament proporcionalisht madhësisë së vet të vërtetë demografike në këtë vend. Asohere, njerëzia jonë që realisht
numëron afro 40 për qind, do nxirrte toptan deputetë për të formuar qeveri. Po do shtohej
paskëtaj dhe numri i deputetëve romë, turq, vllehë e serbë, e do dilte i pakët dhe sa duhet të jetë numri i deputetëve maqedonas, dhe do shihnim asohere a do dilte prapë Gligorovi apo ndonjë katana i tij të shkundë gotën e shampanjës, si në vitin 1994, për të thënë: "Tashi u bëmë popull shumicë-si e tradhëtoi fjala e vet për t'i dalë lakrat laknorit, ashtu edhe dihej, se asnjëherë nuk kanë qenë shumicë..?!
Maqedonia e Vockël e buxhetit dhe Maqedonia e Madhe boshe! Do mbarojë dhe këto ojna Gruevski që i bën një ditë në javë me parësitë e partive të njerëzisë sonë, që i kanë
ardhur si dy Kamberë më një derë dhe do ngasë tutje me të veten mushkun e inatit dhe të
dredhisë së tij-dhe do merret vetëm me atë që merret: me derdhjen e buxhetit nga Gjevgjelia gjer më anë të djathtë të Vardarit, gjer ku e kupton ai me buxhet Maqedoninë
dhe kjo është gjer ku ndahet Maqedoni e vockël e mendjes së tij të madhe me Maqedoninë e Madhe që e ka bërë me Maqedoninë shqiptare, "këtë hise Shqipërie që i thonë Maqedoni", si e la fjalë Josif Bageri i Rekës së Epërme, e që i thonë me anë gjeografie si Maqedoni Perëndimore, për të na humbur emrin e tapinë tonë mbi të,
sikundër Maqedoninë e vockël kërkon që ta quajë Greqia - Maqedoni Veriore, për të humbur emrin e njerëzisë së Maqedonisë së vockël. Dhe, në do të bëni të pyetura se, ngaha vete Gruevski me Maqedoninë e vockël?,- do ta gjeni fare pa pështirësi: nga vete buxheti i qeverisë, shkon pas dhe Maqedonia e vockël, kjo gjysmë Maqedoni në mendjen e Gruevskit dhe një Maqedoni e tërë në Kushtetutë, me tërë një buxhet vjetor mbi 2 miliardë euro (sa dy herë më tepër se buxheti i Shqipërisë, sa tri herë më tepër buxheti i
Kosovës) dhe kështu me dredhi e me të vjedhura bukën tonë po na ha, e rrojtjen tonë po na humb, sa kohë që bevapët e qeverisë së tij nga njerëzia jonë do rrojnë e do të hajdutërojnë për vete nga ky buxhet, e do bëjnë ojna e të buçitura fjalësh për muze me liri gaforrjeje dhe s'do bëjnë të leçitin Migjenin pse ka thënë se "liri edhe gaforrja gëzon", që të mos i kujtohet kësaj njerëzie se "liri e gaforres" s'është hiçgjë liri, është shtypje e poshtërim për lebet për ta hedhur tej, sa jemi në kohën e duhur e sa s'na ka marrë ende Vardar i buçitur..?!
Tri vjeshta me mërzitje trazuar! Kështu vate me mërzitje trazuar Vjeshtë e parë; kështu po vjen në të sosur me mërzitje trazuar kjo Vjeshtë e dytë dhe do vijë me mërzitje edhe Vjeshtë e tretë e këtij moti, duke shikuar Maqedoninë kah e çon mushka e Gruevskit dhe duke shikuar parësinë e krahanave politike të njerëzisë sonë tek rrijnë njëra në bunacë të politikës dhe në pusi të saj; tjetra si krahanë bevape në derë të qeverisë dhe në yryshe kallpe, me avaze të dalldisura të sazexhinjve të saj, që ia marrin për të mjegulluar trutë e njerëzisë sonë, dhe duan ta mbanë kështu të trullosur, kështu të dalldisur me mëndjen havadan dhe për sa kohë do të kuptojë kjo njerëzi speca për kastraveca, për sa kohë do të kuptojë kjo njërëzi "lirinë e gaforres" për "liri kombëtare"...?!
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›