E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Komision hetimor për shpenzimet e mia dhe të Topallit

Aleksandër Biberaj, ka reaguar pas një deklarate të kuvendit e cila hodhi poshtë akuzat e Biberajt se kuvendi kishte shkelur ligjin me shkarkimin e tij. Zëvnedës presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së,Biberaj, u cili u shkarkua ditën e sotme nga Jozefina Topalli deklaroi se kryeparlamentarja është përpjekur sistematikisht gjatë këtyre tre viteve të pengojë aktivitetet e Biberajt në Këshillin e Europës, duke mos iu përgjigjur një sërë kërkesash dhe njoftimesh për takime zyrtare të KE-së. Lidhur me akuzat e Kuvendit për abuzime nga Biberaj, ky i fundit deklaron se "Shpenzimet për të cilat shpif Topalli, janë takime zyrtare, të cilat Biberaj i ka përballuar me shpenzimet e veta, pasi Topalli nuk është përgjigjur". Biberaj është deklaruari hapur dhe transparent për çdo lloj verifikimi të shpenzimeve. "Biberaj do të kërkoje ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar këto shpenzime, por ne të njëjtën kohë edhe të shpenzimeve për udhëtimet e Topalli", thuhet në një deklaratë nga zyra e tij e shtypit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›