E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e PD nuk bien dakord për komisionin Ad Hoc

Mazhoranca dhe opozita nuk bien dakort për drejtimin e komisionit Ad Hoc i cili do të merret me vëzhgimin e pasisjes së shtetasve më karta ideniteti. Burime të televizionit "Ora News" bëjnë të ditur se Partia Socialiste ka kërkuar kryetarin e këtij komisioni parlamentar duke qenë se është ajo iniciatoria e këtij propozimi, ndërsa PD-ja ka propozuar që ky komision të bëhet me dy bashkëkryetarë. Gjatë kësaj mbledhje e cila zgjati më shumë se një orë e 20-të minuta debati është përqëndruar tek drejtimi i komisionit ad hoc. Paraprakisht është rënë dakort që komisioni të ketë në përbërje të tij shtatë anëtarë, katër prej të cilëve të partisë demokratike ndërsa tre të partisë socialiste. Megjithatë numri i anëtarëve është i diskutueshëm që do të thotë se mund të përfaqësohen edhe subjekte të tjera politike. Pas debatiti kryeparlamentaria Jozefina Topalli ka mbyll mbledhjen duke kërkuar prej dy forcave që pasi të arrijnë në një marrëveshje do të rimblidhen. Ideja për ngritjen e një komisioni parlamentar Ad Hoc u propozua nga partia socialiste e cila e kërkoi këtë komision për të monitoruar procesin e paisjes së shqiptarëve me kartë ideniteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›