E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Njoftimi i Biberajt, i pavërtetë

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës për shtyp të Aleksandër Biberajt, zëvendës presidenti i Asamblesë Parlementarë të KE-së, i cili u shkarkua ditën e sotme. Kuvendi rrëzon akuzat e Biberajt për shkelje të rregullores së kuvendit, duke theksuar se "Asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që thuhet në njoftimin e shtypit të Aleksandër Biberajt" .Kuvendi sqaron se kryetarja e kuvendit, pasi është konsultuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për zëvendësimin e Aleksandër Biberajt me një deputet tjetër. Sipas kuvendit "Arsyeja kryesore e këtij zëvëndësimi vjen për shkak të shkeljeve të rënda financiare të udhëtimeve që Biberaj ka bërë në mënyrë të paautorizuar". Kuvendi e cilëson rastin e sjelljes së Biberajt, rast unik."Kryetarja e Kuvendit ka mbështetur vazhdimisht dhe ka miratuar pjesëmarrjen e delegacionit, përfshi këtu edhe .Biberaj, në çdo sesion parlamentar të Këshillit të Evropës, në respekt të këtij institucioni. Madje në disa raste ka miratuar edhe udhëtime jashtë sesionit parlamentar të anëtarëve të delegacionit edhe në aktivitete të tjera të KE-së", përfundon deklarata e kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›