E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTSH:Akuzat e Ramës, të pabaza

RTSH nëprmjet një deklarate për shtyp ka kundërshtuar deklaratat e kryesocialistit Rama, i cili ka akuzuar RTSH-ja tregon keqpërdorim me paratë e shqiptarëve. Sipas RTSH-së, "Akuzat që drejtohen ndaj RTSH-së janë të pabaza dhe nuk përputhen me faktet reale. RTSH-ja në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka censuruar as kryetarin e PS-së dhe asnjë nga drejtuesit socialiste, apo aktivitëtet e kësaj force politike". Duke iu referuar monitorimit të muajit dhjetor, RTSH-ja thekson se mazhoranca ka zëne 13.69 për qind të kohës së lajmeve dhe Partia Socialiste ne 13.59 për qind. RTSH i ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të mos ndikohen nga artikuj gazetash apo opinione të televizioneve të caktuara, por t'i referohen monitorimeve të institucioneve që jane ngarkuar me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›