E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Krijimi i qeverise ne Maqedoni, kusht per integrimin

Deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, njekohesisht zv.President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, pershendeti diten e djeshme krijimin e koalicionit te ri qeverises ne Maqedoni, VMRO-DPMNE me partine e shqiptareve, Bashkimi Demokratik te Integrim te Ali Ahmetit. Ne njoftimin per shtyp te derguar nga zyra per shtyp e deputetit Biberaj theksohet se krijimi i qeverise se re, pas zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni, krijon kushte per vazhdimin e reformave, me qellim anetaresimin ne NATO dhe integrimin ne BE. Sipas deputetit te PD-se, mbajtja e postit te zevendes kryeministrit nga nje perfaqesues i BDI-se eshte garancia me e madhe per zbatimin e kesaj marreveshjeje, e cila eshte jetike per te ardhmen e vendit. Gjithashtu, ne njoftim Biberaj pershendet edhe qendrimin konstruktiv te Partise Demokratike te Shqiptareve, e cila deklaroi kalimin ne opozite dhe mbeshtetje per realizimin e kerkesave te shqiptareve, lidhur me miratimin e ligjit per zyrtarizimin e gjuhes shqipe, si dhe mbajtjen e simboleve kombetare shqiptare. Me tej, ne njoftim theksohet se ceshtja e emrit te Maqedonise do te jete nje ceshtje shume e rendesishme e qeverise dhe e Parlamentit te ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›