E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: PR, jo tani futja ne qeveri

Deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, deklaron se momenti aktual kur kreu i PR-se, Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme si nje nga pergjegjesit e tragjedise se ndodhur ne Gerdec. Keshtu, ne nje prononcim per " Koha Jone", deputeti i PD-se thekson se kjo parti duhet te kerkonte futjen ne qeveri ne nje moment te dyte, kur edhe tragjedia e ndodhur ne Gerdec te zbardhet plotesisht nga organet hetimore.

"Mendoj se tani nuk eshte momenti i pershtatshem qe PR te rifutet ne qeveri, aq me teper qe edhe vete PR eshte shprehur kohe me pare se pa u zbardhur tragjedia e Gerdecit nuk do te marre pjese ne qeveri", deklaroi Biberaj dje. Nga ana tjeter, deputeti i PD-se thekson se do te ishte e udhes qe qeveria e drejtuar nga Kryeministri Berisha te pesonte nje riformatim te plote dhe ky moment mund te ishte mjaft i pershtatshem edhe per riperfshirjen e republikaneve ne kabinetin qeveritar me nje post ministri.

"Rifutja e PR-se ne qeveri mund te behet ne nje moment te mevonshem, moment qe mund te kete te beje me nje riformatimin te plote te qeverise si dhe te raporteve qeverisese te PD-se me aleatet", deklaroi deputeti i PD-se, Biberaj ne nje prononcim per "Koha Jone".

F. Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›