E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama "sfide" Berishes, vizite ne Tropoje

Oli Xhilaga

Qyteti verior i Tropojes ishte stacioni i radhes per turin "Dialog me Shqiperine", duke sfiduar ne kete menyre Berishen, qe s'ka qene ne vendlindjen e tij qe nga viti 1997. Kesisoj, kryetari i selise roze, Edi Rama, pasi ka thyer mitin e Lazaratit, ka shkelur ne nje tjeter bastion te Partise Demokratike, e pikerisht ne Tropoje, ku, sikurse dihet, banoret e tij jane votues te kampit te djathte. Dialogun e tij ne kete rreth, kreu socialist, Rama, e ka nisur ne fshatin Bujan te Tropojes, ku ka bashkebiseduar me banore, te cilet nuk kane vonuar t'i dhurojne atij nje fjalor me shprehje dhe fjale te rralla te gjuhes shqipe. Bashkebisedimi ne Bujan u be ne menyre simbolike prane shtepise se heroit kombetar, Mic Sokoli. Me pas, kryetari Rama i eshte drejtuar qytetit te Bajram Currit, ku eshte pritur ne hyrje te tij nga banore, per ta shoqeruar ne Pallatin e Kultures, per te zhvilluar takimin e radhes. Nderkohe qe kreu socialist, pas bisedes, nuk ka lene pa shetitur dhe qendren e qytetit, duke e pasuar dhe me nje kafe ne nje nga lokalet e tij.

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate takimit me banore te Tropojes ka shprehur impresionet e tij per bukurite e rralla qe posedon ky qytet. "Sot, pas kaq shume vitesh, kam ardhur perseri per te pare keto bukuri te paprekura, por qe, per fat te keq, nuk jane ne dispozicion te njerezve qe punojne dhe jetojne ketu. Jemi i vetmi vend ne bote, qe nuk e ka vene ne dispozicion te mireqenies dhe zhvillimit bukurine e rralle si kjo", u shpreh Rama gjate dialogut te tij me banoret tropojane. Madje, Rama nuk ka nguruar te vijoje ne vleresimet e tij ndaj ketyre bukurive, nderkohe dhe fitimprurese, nese do te ishin shfrytezuar ne menyren e duhur nga shteti. "Kushdo tjeter qe do ta kishte, do ta kishte kthyer ne nje industri fitimprurese per banoret dhe per gjithe vendin, sic ka ndodhur kudo ne alpet e Italise apo te Austrise, per te mos i numeruar te gjitha, se jane shume. Nderkohe, qe ketu ne Tropoje, si kudo ne gjithe Shqiperine, ne kemi nje deshmi rreqethese; edhe pse Zoti na ka dhuruar kete vend, me plot bukuri e pasuri natyrore, nderkohe qe njerezit e politikes na kane penguar, qe kete pasuri ta kthejme ne bazen e mireqenies se ketij populli te vogel", theksoi Rama, lidhur me kete ceshtje.

Sipas kreut te PS-se, Edi Rama, vetem bashkimi pertej kufijve partiake do te mund te sillte zhvillimin e ketij qyteti. Madje, ne gjykimin e liderit socialist prapambetja eshte pasoje e pushteteve te meparshme. "Ne na duhet politika e halleve tona dhe jo politika e politikaneve. Kjo politike na ka lene ketu ku jemi dhe kesaj politike ne duhet t'i japim fund, duke u bashkuar, jo per nje parti apo nje tjeter, por per te gjetur nje parti qe ka programin me te mire, ekipin me te mire dhe drejtuesin me te mire", deklaroi Rama gjate fjales se tij. Gjithashtu, po ne kete linje, Rama shtoi se "ketu nuk eshte fjala per socialiste apo demokrate, ketu eshte fjala per t'u bashkuar. Nuk kam ardhur ketu te mbaj nje fjalim dhe te iki, por kam ardhur t'ju degjoj. Ne kerkojme te ndertojme nje program qe t'ju jape zgjidhje disa problemeve kryesore, qe vendi te mund te hyje ne rruge te mbare".

Rama, i vetmi pas Metes ne Tropoje

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne kuader te turit te tij "Dialog me Shqiperine", zgjodhi dje pikerisht qytetin e Tropojes per te bashkebiseduar drejtperdrejt me banoret e tij. Por, pervec ketij fakti, vlen te theksohet se kryetari Rama eshte i pari kryetar i PS-se, qe shkel ne kete qytet. Kjo pasi paraardhesi i tij, ish-kryetari socialist, Fatos Nano, nuk ka zhvilluar asnje takim ne qytetin verior, e aq me teper te kete shkuar ne kete Tropoje. Nderkohe qe vete kreu i selise blu, tashme Kryeminister, Sali Berisha qe pas vitit 1997 nuk ka e ka vizituar me kete qytet. Kryetari Rama shoqerohej gjate takimeve te tij ne qytetin e Bajram Currit nga deputetet socialiste, Namik Dokle, Arben Malaj, Andis Harasani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›