E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja, 15-vjecari u vetevar ne carcaf

Ndjeshmeria mendohet te kete shtyre te miturin drejt veteflijohet ne dhomen e tij te gjumit dy dite me pare. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen numer gjashte te qytetit te Lacit. Ndersa i mituri Valter Voci, eshte kthyer nga mesimi, ka hyre ne dhomen e tij te gjumit, ku ka marre carcafin dhe e ka lidhur ne traun e baneses se tij ne katin e trete. Me pas, ka futur koken ne lakun e pergatitur dhe eshte leshuar. Megjithese motra e ka gjetur shpejt, shpetimi nga vdekja ka qene i pamundur. Dy muaj me pare, prinderit e 15-vjecarit Valter Voci jane ndare, por procedura e divorcit ende nuk ka kaluar ne gjykate. Babai i adoleshentit shkoi per te jetuar ne kryeqytet, por eshte marre perseri nga e ema ne qytetin e Lacit. I ati banonte te disa nga te afermit e tij, nderkohe qe shkaqet e divorcit ende kane mbetur te paqarta, megjithese dyshohet te kushtet ekonomike apo edhe probleme ne familje.

Te afermit respektojne heshtjen

Megjithese per dy dite me radhe jane bere perpjekje per kontakt me te afermit e gjimnazistit, reagimi ka qene i pamundur per shkak te ngjarjes se rende. Te afermit u shprehen se nuk mund te shprehnin asgje pervec dhimbjes per humbjen e jetes se nje femije te pafajshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›