Vetevarja e gjimnazistit, hetohen kater pista
Ardian Bushi
Ngjarja tragjike, qe tronditi qytetin e vogel te Lacit, ka kaluar ne duart e policise vendore, e cila deri dje kishte ngritur kater versione per vetevarjen e 15-vjecarit gjimnazist, Valter Voci. Ndersa motivi i pare eshte vleresuar depresioni, per shkak te divorcit prej dy muajsh mes prinderve, tashme agjentet kane mbledhur prova edhe per detaje te tjera, qe mund ta kene shtyre te miturin drejt veteflijimit, dy dite me pare. Para se te vetevarej me carcaf, motra e tij ka treguar ne policine e Kurbinit se ishte grindur me vellane per nje zorre uji. Por ekspertet nuk mendojne se eshte ky shkaku i vetevarjes se Vocit. Kjo, pasi nga te dhenat e mbledhura del ne pah edhe perbuzja e tij nga shoket here pas here apo edhe keqtrajtimi nga nje person, ngjarje qe po hetohet nga uniformat blu. Ndersa konfirmohet se shkaku kryesor eshte depresioni, rrethanat qe e cuan drejt vdekjes gjimnazistin e vitit te pare po shihen ne disa drejtime.
Diten e djeshme eshte percjelle per ne banesen e fundit, nxenesi i vitit te pare te shkolles se mesme "At Shtjefen Gjecovi" ne Lac. Ne ceremonine mortore te Valter Vocit, ka marre pjese edhe i ati i tij, ndonese ky i fundit kishte dy muaj qe nuk shkonte ne shtepi, pas divorcit me bashkeshorten. Te pranishem ne nderimet e fundit per te miturin kane qene shoket dhe shoqet e klases, ku ai ndiqte vitin e pare te gjimnazit. Para dergimit per ne banesen e fundit, policia e Kurbinit ka derguar trupin pa jete te 15 vjecarit ne morgun e spitalit te Lezhes, per t'ju nenshtruar edhe ekspertizes mjeko-ligjore. Por, deri dje nuk eshte marre nje pergjigje perfundimtare zyrtare, ndersa konfirmohet fakti i shtrengimit rreth qafes dhe asfiksise si pasoje e mungeses se ajrit. Edhe pse drejtuesit e policise se Kurbinit shprehen per gazeten "KJ" se "kane dyshime per ndonje rrahje te te miturit para vetevarjes, dhe moren ne pyetje familjaret e tij dhe te afermit". Burime zyrtare thane se kishin marre deshmine e motres se viktimes, e cila ka pohuar se para se te gjente te vellane te vetevarur, ka pasur nje sherr me te, per nje zorre uji dhe se i mituri prekej shume shpejt ne seder. Aktualisht po hetohet edhe per nje rrahje te 15-vjecarit nga nje person disa dite me pare, qe mund ta kete cuar drejt aktit tragjik ne momente depresioni.
Agjentet e policise se Kurbinit, ne bashkepunim me prokurorine, kane vijuar edhe diten e djeshme mbledhjen e informacionit te shkolla ku studionte Valteri. Mesohet se bashkemoshataret jane shprehur se "Valteri sa here ata benin shaka, apo e sulmonin me fjale, duke i thene se nena e tij ishte shkaktare e divorcit, behej shume keq dhe qante". Prej disa javesh 15-vjecari, sipas te afermve, ishte bere nje person i mbyllur ne vetvete dhe nuk deshironte te bente shaka, apo dhe luante me shoket e klases. "Njihej si nje njeri me seder dhe teper i ndjeshem, inteligjent dhe me ambicie", thone zyrtare te policise qe hetojne dosjen. Shoket e klases kane treguar se i riu, qe nga ndarja e nenes se tij me te atin, kishte filluar ta perjetonte shume keq dhe kjo kishte ndikuar ne jeten e tij te perditshme, ndersa sa vinte dhe distancohej nga shoqeria. Po keshtu edhe mesuesit, te cilet i kane dhene mesim Valterit, jane shprehur gjate pyetjes nga inspektoret e policise, se djaloshi ishte nje femije shume inteligjent dhe i ndjeshem. Madje, e kane cilesuar nje nga nxenesit me te mire te shkolles. Vetevarja e Valterit duket se ka shokuar mesuesit dhe nxenesit e shkolles se mesme, qe shprehen mosbesues ne marrjen e nje iniciative te tille nga Valteri. Megjithate do jete ekspertiza mjeko-ligjore qe do te plotesoje hetimin e nisur nga policia mbi vetevarjen e 15-vjecarit.
Policia aktualisht po heton ne disa pista rreth kesaj ngjarje dhe ende zyrtarisht nuk eshte deklaruar shkaku i vertete qe ka cuar gjimnazistin drejt aktit fatal te veteflijimit. Fillimisht ai kishte zgjedhur te jetonte me te atin, por me pas eshte rikthyer ne qytetin e Lacit, prane te emes.