Biberaj: Partia e re do drejtohet nga komisioni nismëtar si PD e vitit 91. Kemi kontakte me Selamin
Share
Aleksandër Biberaj, ish- deputeti demokrat, i cili këto ditë po shfaqet shumë aktiv në media në lidhje me çështjen e partisë së re të presidentit Bamir Topi, ka thënë për gazetën Panorama se partia mund të drejtohet nga një komision nismëtar deri në vjeshtë. Biberaj tha se kështu ka ndodhur edhe me PD-në në vitin 1991, kur u drejtua nga një komision nismëtar, drejtues i të cilit ishte Azem Hajdari. Biberaj thotë se në vjeshtë do bëhen zgjedhjet sipas parimit një anëtar- një votë.
Biberaj ka pranuar se kanë kontante me zotin Eduard Selami, i cili ka shprehur dëshirën për të kontribuar në reformimin e politikës shqiptare. Besoj se do jetë pjesë e reformimit të së djathtës, tha Biberaj.