Braçe: Zot, të lutem shpëtoje Meidanin nga varësia ndaj mazhorancës dhe honorareve
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj ish-presidentit Rexhep Meidani, që në një shkrim të sotëm ironizonte kërkesën e PS-së për një president konsensual. Braçe ka kërkuar nga ish-presidenti që të shkëputet nga varësia nga mazhoranca dhe nga honoraret që merr.
Zot, na shpëto nga ata që nuk lexojnë, por më shumë shpëtoje ish-presidentin nga varësia ndaj mazhorancës së sotme. Nga dy deklarata për “çështjen e Presidentit të Republikes” të bëra dje dhe sot;
Njëra: “Presidenti nuk duhet të jetë nga familja Berisha dhe nga klani i tij që i garanton jetën luksoze”!! Sa hipokritë mban kjo tokë-vjen nga mungesa e të lexuarit, edhe të Kushtetutës! Në …Kushtetutë nuk thuhet se si nuk duhet të jetë Presidenti. Në Kushtetutë thuhet se si duhet të jete Presidenti “përfaqësues i unitetit të popullit”;
Tjera: “Presidenti me konkurs, absurde”!! Brenda një shkrimi të gjatë, pa lidhje, por me honorar- vjen për shkak të varësisë së dukshme të ish Presidentit nga maxhoranca e sotme. Kërkund, po e theksoj, kërkund, qoftë edhe një njeri i vetëm, posaçërisht nga PS, nuk ka thënë që Presidenti do të zgjidhet me konkurs!!!
PS i përmbahet frymës së Kushtetutës, “President si përfaqësues i unitetit te popullit” dhe ky produkt, përmes një procesi përfshirës dhe të dialogut politik!
Zot, bëji të lexojnë, por edhe të fitojnë pavarësinë e tyre nga mazhoranca dhe honorari, shprehet i revoltuar Braçe për deklaratat e Rexhep Meidanit.