E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takohet me kryetarët e PS-së në rrethe

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me kryetarët socialistë në rrethe të ndryshme të vendit. Në takim është diskutuar për organizimin e strukturave në rrethe për aktivitetet për festimin e 20 vjetorit të krijimit të FRESH-it dhe për homazhet për të përkujtuar viktimat e demonstratës së 21 janarit.
 

Partia Socialiste ka vendosur të festojë në një mënyrë të re 20-vjetorin e krijimit të FRESH-it, ku më 15 Janar, ditën e krijimit të Forumit rinor socialist do të mbahet një takim i zgjeruar brezash mes themeluesve dhe pasuesve të Lëvizjes Rinore.
 

Ndërsa sa i përket 21 janarit, sekretariati i Partisë Socialiste ka miratuar edhe axhendën për të përkujtuar viktimat ku pjesë e axhendës janë homazhet pranë familjeve të 4 protestuesve të cilët humbën jetën atë ditë si dhe homazhet në bulervardin "Dëshmorët e Kombit".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›