E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherefedin Shehu: Do ishte në nderin e Shqipërisë që Berisha të bëhej sërish president

Share

Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, gjatë një intervistë për GSH, është shprehur se nëse Berisha do bëhej sërish president, kjo do i bënte nder vendit. Shehu tha se Berisha ka treguar gjatë shtatë viteve si kryeministër se mund të bëjë ndryshime të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme për vendin. Shehu thotë se nëse Berisha bëhet president, kjo nuk nënkupton një largim të butë të tij nga politika, pasi ai do jetë në politikë edhe për shtatë vite. Deputeti demokrat tha se brenda PD ka lobingje për këtë çështje. Megjithatë vetë Berisha ka mohuar se do jetë ai president i ardhshëm i shqiptarëve. I pyetur se si e lexon deklaratën e ambasadorit të OSBE, Volfarth, që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, Shehu tha se ishte thjesht një opinion, jo një direktivë. Shehu ka kërkuar edhe ndryshime në kabinet për të luftuar korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›