E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i kërkon Rulit: Duhet të bësh dixhitalizimin total të bujqësisë

Share

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se pas projektit të rrugëve, do nisë tani projekti i madh i kanalizimeve dhe vaditjes. Berisha tha se nuk do jenë sfida të lehta

Kryeministri Sali Berisha ia ka kushtuar mbledhjen e qeverisë çështjes së bujqësisë. Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka kushte kaq të shkëlqyera natyrore.

Janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë dytësore dhe tretësore që kanë lejuar që të kapen më shpejt tregjet e mëdha të vendit dhe tregjet e huaja. Përpjekjet tona kanë qenë të mëdha që të ndryshojmë infrastrukturën në çdo fshat të këtij vendi dhe ta bëjmë atë të ngjashme me lagjet e qytetit. Projekti i ullirit dhe ai i arrorëve po ecin me shpejtësi në çdo orë, ditë. Po kështu janë shtuar serat diellore. Sot miratojmë një vendim për krijimin vullnetar të njësive bujqësore, që do u krijojnë fermerëve përpjekje maksimale të përbashkëta për të rritur rendimentet. Ky sektor do mbetet nga më të rëndësishmit për rritjen e të ardhurave, për përmirësimin e balancës tregtare. E vërteta është se sot projektet për këtë sektor janë shumë ambicioze. Shqipëria është një vend me tokë pjellore. Ka kushtet më të shkëlqyera natyrore, plot ujë, plot dritë. Zor të gjesh një vend tjetër që të bashkojë këto tre kushte siç i bashkon Shqipëria, tha Berisha.

Kryeministri i kërkoi Ministrit të Bujqësisë të realizohet dixhitalizimi i plotë i bujqësisë. Qeveria duhet të ndërmarrë një përpjekje të dytë madhore për transformimin rrënjësor të këtij sektori në Shqipëri. Shqipëria është një vend ndër më të përshtatshmit, me një ultësirë bregdetare që mbillet gjithë vitin. Ka prodhime në çdo stinë. Me një biodiversitet të jashtëzakonshëm, që lejon të rriten të gjithë drurët frutorë. Zoti ministër i Bujqësisë, është në detyrën tuaj të ndërmarrë shtrirje dhe dixhitalizimi total i bujqësisë shqiptare. Fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithçka i duhet atij për fermën e tij. Ministria duhet të identifikojë praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot në moshën dixhitale të këtij sektori. Ministria e Financave bashkë me Bankën e Shqipërisë duhet të bëjë çdo gjë për ndërtimin e infrastrukturës financiare për mbështetjen e këtij sektori. Ky sektor ka shumë pak akses në shërbimet financiare, tha Berisha.

Kryeministri, që mesa duket e quan drejt mbarimit projektin e ndërtimit të rrugëve, tha se tani do nisë projekti i vaditjes dhe ai i kanalizimeve. Projekti më i madh pas atij të rrugëve do jetë projekti i vaditjes. Ne do bëjmë gjithçka që të vadisim çdo vend. Shqipëria ka mundësi të krijojë vaditjen me rrjedhje në çdo territor. Por ky është një projekt që kërkon mobilizim fondesh të mëdha, tha Berisha.

Kryeministri po ashtu deklaroi se duhet një projekt për kanalizimet.

Fondet më të mëdha janë përqendruar në rrugë e ujësjellësa. Ndonëse janë ndërtuar mijëra kilometra kanalizime, por duhet të jemi të qartë se kanalizimet janë dhjetëra mijëra kilometra, tha Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›