E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e afateve për reformat, skemë e bllokimit opozitar të integrimit në NATO

I lëçituri pa ngjyrë dhe i tejlexuari i budallallepsur, zëkrokitësi Erion Braçe nga zelli për të kuisur dhe zgjuar fshatin, nën drithërrimat e ngricës së funddhjetorit më së fundmi ka pranuar se PS dhe grupi parlamentar, ndonëse nuk kanë gjë për të bërë dhe për të thënë, akuzojnë mazhorancën për axhendë të ngjeshur në Kuvend. E ndërgjegjshme, por e papërgjegjshme për detyrimet programore dhe misionin e opozitarizmit institucional, në mungesë edhe të platformave konceptuale alternative të qeverisjes, me rekorde qesharake të drafteve të propozuara në Kuvend dhe të ideve të ballafaquara në debatet politike, parlamentare e publike - opozita ka kaluar totalisht në pozicione refraktare antireformë. Në bojkotuese kuvendore dhe sabotuese e proceseve të integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Tashmë profania ideo-politike, politike dhe mungesa e vizionit opozitar,
të vetëpranuara këto edhe nga kryesocialisti Rama, i cili na ka kumtuar dikur dhe ka pajtuar sot në Perëndim, ideologë të blerë, për t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›