Topi: Shqipëria e gatshme të për të shtuar numrin e trupave paqeruajtëse që shërbejnë në Irak
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në vazhdim të vizitës së tij në Irak, së bashku me delegacionin zyrtar ku bëjnë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha dhe pjesëtarë të tjerë, u prit në Bagdad nga Kryeministri iraken Nuri al-Maliki. Kreu i shtetit shqiptar, pasi vuri në pah marrëdhëniet e mira historike bilaterale me Shqipërisë dhe Irakut, vlerësoi përpjekjet e qeverisë irakene dhe ato të komunitetit ndërkombëtar për të stabilizuar vendin, për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në mbarë territorin dhe ndërtimin e forcimin e institucioneve demokratike. Kryeministri iraken Al-Maliki shprehu mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë në rrëzimin e diktaturës në Irak, vendosjen e demokracisë dhe forcimin e institucioneve të saj, si dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar përkrah partnerëve dhe aleatëve të rëndësishëm, që janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar. Në kuadër të vizitës së tij në Irak, kreu i shtetit Bamir Topi takoi Gjeneralin Dejvid Petraeus dhe Ambasadorin amerikan në Bagdad, Rej Kroker, të cilët vlerësuan rolin dhe kontributin e rëndësishëm që po jep Shqipëia në luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar njëkohësisht, profesionalizmin dhe kurajën e trupave tona komando në Irak. Burime pranë Presidencës bënë të ditur se gjatë këtij takimi Gjenerali Petraeus dhe Ambasadori Kroker vlerësuan lart rolin dhe kontributin e rëndësishëm që po jep Shqipëria në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit me komandot e saj, të cilët shquhen për profesionalizëm dhe kurajo, duke shërbyer në bashkëpunim të ngushtë me trupat amerikane dhe ato të vendeve të tjera. Gjithashtu, ata e informuan Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për zhvillimet më të fundit në Irak.Presidenti Topi, pasi vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë dhe të frutshëm me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me aleatin më të madh dhe mbështetësen e fuqishme e të vendosur të demokracisë dhe lirisë, SHBA-ve, shprehu edhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të shtuar numrin e trupave tona paqeruajtëse që shërbejnë në Irak, duke patur parasysh edhe efektshmërinë, kurajën dhe vlerat që ata kanë shfaqur deri tani, duke u vlerësuar maksimalisht dhe duke e bërë vendin tonë të ndihet gjithnjë e më shumë krenar. Presidenti i Republikës, theksoi se kjo do t