E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetëvaret 47-vjeçari

Shkodër-Një 47-vjeçar ka humbur jetën, pasi është vetëvarur me litar. Mirash Shullani, 47 vjeç, me banim në fshatin Hot i Ri të komunës Rrethina në Shkodër, baba i tre fëmijëve, është vetëvarur brenda një barake, që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Sipas burimeve pranë fshatit dhe të njohurve të viktimës, mësohet se ai që kishte pak kohë që kishte shfaqur shenja depresioni. "Ai kishte pak kohë që shfaqte shenja depresioni",- thanë ata. Sipas policisë, kanë qenë familjarët, që kanë vërejtur mungesën e tij në banesë dhe e kanë gjetur të varur me litar në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Kjo është vetëvrasja e 20-të që ndodh në qarkun e Shkodrës gjatë këtij viti, ndërsa janë shënuar dhe mjaft raste të tjera tentative për t'i dhënë fund jetës. Nga këto në 6 raste , viktimat kanë zgjedhur si mjet armët e zjarrit, në 6 raste mënyra e vetëflijimit ka qenë helmimi, në 5 raste janë vetëvarur, në 3 raste janë hedhur nga lartësitë, në shinat e trenit dhe në ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›