E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Shqiperia te aplikoje ne BE brenda Presidences ceke

Deputeti demokrat, Aleksander Biberaj tha dje se Shqiperia, duhet te aplikoje gjate Presidences ceke, per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Kjo pasi, integrimi sa me i shpejte i Shqiperise ne BE, mbetet sipas Biberaj, prioriteti kryesor i mazhorances aktuale dhe politikes shqiptare. "Ratifikimi i MSA-se nga Parlamentet e vendeve anetare te BE-se, reformat e ndermarra nga mazhoranca, si dhe vullneti dhe angazhimi i saj per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme me 28 Qershor 2009, lejojne Shqiperine, qe te aplikoje gjate Presidences ceke per anetaresim ne BE", u shpreh Biberaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›