E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria, 1010 akte normative te papublikuara ne Fletoren Zyrtare

Partia Socialiste denoncon zbatimin e disa vendimeve normative te Keshillit te Ministrave, te cilat nuk jane botuar ne Fletoren Zyrtare. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare te selise roze, Ylli Manjani, beri te ditur dje se nuk jane botuar ne Fletore Zyrtare 1010 akte normative, qe nga viti 2005. "Rimarrim edhe njehere ceshtjen e akteve normative te shtetit qe ende nuk jane botuar ne fletoren zyrtare, per t'i bere me dije opinionit publik se, qe prej shtatorit 2005 e deri me sot jane 1010 nga mbi 2924 vendime normative te qeverise qe nuk jane botuar ne Fletoren Zyrtare", sqaroi Manjani. Ai thekson fjalen "normative, sepse i ka perjashtuar nga kjo llogaritje vendimet, jo normative te qeverise. "Gjithashtu, denoncojme se ne inventarin e ligjeve te shtetit mungojne dy ligje me numrat 9467 dhe 9664 qe i perkasin vitit 2006. Nese ndokujt i bie rasti t'i shohe keto ligje me keto numra, e keshillojme te kene kujdes se jane te pavlefshem", nenvizoi zyrtari socialist. Sipas Manjanit, nga te dhenat qe kane deri tani u rezulton se nuk ka asnje ligj te miratuar me keto numra. "Pra, keto numra jane bosh ne protokollin e shtetit. Nuk e dime ende se per c'arsye i ka ruajtur kryetarja e Kuvendit!!!", ngriti shqetesimin kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste. Ai kujton se botimi i vendimeve te qeverise dhe i ligjeve te shtetit ne Fletoren Zyrtare nuk eshte lene ne deshiren e qeverise, por eshte detyrim kushtetues. "Neni 117 i Kushtetutes, sakteson se aktet normative marrin fuqi juridike vetem pasi botohen ne Fletoren Zyrtare", theksoi Manjani. Partia Socialiste ka denoncuar keto fakte edhe kohe me pare. Krahas ketyre denoncimeve, selia roze konstaton se qeveria vazhdon te zbatoje vendime absolutisht te pavlefshme juridikisht. "Me keto vendime jane perdorur e po perdoren pronat dhe parate e publikut. Me vendime absolutisht te pavlefshme po administrohet korrupsioni galopant, i qeverise se Sali Berishes", akuzoi zyrtari i partise me te madhe ne opozite. "PSSH denoncon edhe njehere ceshtjen skandaloze te shkeljes se hapur te Kushtetutes nga Sali Berisha, dhe vartesit e tij te verber. Zbatimi ketyre vendimeve te pavlefshme juridikisht eshte dem ekonomik i paster, qe i shkaktohet shtetit dhe shqiptareve", perfundoi Manjani.

Denis Dedej

NENI 117

AKTETET NORMATIVE NE KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

1. Ligjet, aktet normative te Keshillit te Ministrave, te ministrave, te institucioneve te tjera qendrore marrin fuqi juridike vetem pasi botohen ne Fletoren Zyrtare.

2. Shpallja dhe botimi i akteve te tjera normative behet sipas menyres se parashikuar me ligj.

3. Marreveshjet nderkombetare qe ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen sipas procedurave qe parashikohen per ligjet. Shpallja dhe botimi i marreveshjeve te tjera nderkombetare behet sipas ligjit.

RAMA

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, diten e djeshme ndodhej ne kryeqytetin e Hungarise, Budapest, ne cilesine e kryetarit te bashkise se Tirane. Atje ai takoi kryeministrin hungarez Ferenc Gjurcanj dhe kryebashkiakun e Budapestit, Gabor Demszky.

Fushata

Kryetari i LSI, takoi te papunet tek sheshi "Ushtari i Panjohur", duke e sfiduar kryeministrin, afer selise se PD


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›