Topi: Aplikimi per ne BE, tani eshte momenti me i arte
Rozeta Rapushi
Shqiperia eshte ne momentin e saj te arte, per te bere aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Keshtu vleresoi dje Presidenti i Republikes, Bamir Topi, duke theksuar faktin se te gjithe tashme jane te interesuar, qe te behet aplikimi per ne Bashkimin Evropian, pasi kjo eshte endrra qe pritet te realizohet nga te gjithe shqiptaret. "Cdo politikan dhe institucion duhet te beje vleresime analitike dhe integrale. Fakti qe ne, pas nje muaji jemi anetare me te drejta te plota ne NATO, eshte nje shkalle shume e rendesishme dhe e sigurt, drejt integrimit ne Bashkimin Evropian", u shpreh kreu i shtetit. Sipas tij, gjerat shkojne ne menyre shume te sinkronizuar. Per te, vendet e BE, jane njekohesisht pjesa me e madhe e vendeve te NATO-s dhe i kane dhene Shqiperise, mbeshtetje te vazhdueshme. Prandaj Topi vleresoi se eshte pikerisht momenti i duhur, per te kryer nje hap te tille. "Eshte kjo mbeshtetje qe na ben ne optimiste, pa precizuar vitin, sepse nuk jam une ai qe precizon vitin e futjes ne BE, por duke bere nje analize te logjikshme une them qe dhe Shqiperia shume shpejt do te jete vendi i BE-se", vijoi ai. Fakti se Shqiperia, duhet te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, e pohoi dite me pare dhe kreu i diplomacise shqiptare, Lulezim Basha. Sipas ministrit te Jashtem, vendi yne do te aplikoje per statusin ne BE, brenda muajit qershor. Pra para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Ne kete kuader, faktori nderkombetar, nuk eshte shprehur ende konkretisht per ceshtjen e aplikimit, por ka vleresuar faktin qe Shqiperia e ka marre shtruar kete ceshtje, duke qene paralel me sugjerimet e tyre. Mbi keto diskutime, ne mes eshte dhe zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, te vleresuara si nje test per anetaresimin e Shqiperise ne BE.