E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Punesimi, prioritet antivarferi"

Denis Dedej

Varferise ne rritje, te shkaktuar nga Berisha, do t'i pergjigjemi me prioritetin tone kryesor, punesimin. Ky eshte premtimi i bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate takimit te zhvilluar dje ne sheshin e "Ushtarit te Panjohur", vend i cili njihet per popullim nga punetore krahu, ne pritje te ofertave te punes. Meta se bashku me deputete dhe drejtues te tjere te LSI-se zhvilluan nje bashkebisedim me te papunet, qe qendrojne cdo dite per ore te tera, duke pritur oferten e radhes, ne kete shesh. "Qeveria jone, do te punoje qe te gjithe shqiptaret te kene mundesi te punojne", premtoi lideri i LSI- se, pas degjimit te halleve dhe problemeve te papuneve. Gjate bashkebisedimit, ai tha se jo rastesisht ishte aty, prane atij monumenti qe eshte nje simbol i rendesishem per clirimin e Tiranes dhe Shqiperise, "Ushtarit te Panjohur". Por qe sot, sipas Metes, eshte simbol i papunesise dhe varferise ne Shqiperi. "Kushdo, cdo dite, mund te vije ketu e te takoja me qindra shqiptare, te cilet nuk kane asnje mundesi per te punuar, nuk kane asnje mundesi per te cuar te ardhura ne familjet e tyre, per te perballuar buken e femijeve dhe aq me teper shkollimin e tyre", shprehur shqetesimin kryetari i LSI-se. Ai shigjetoi dhe nje here tjeter kryeministrin Berisha dhe ministrin e Financave Ridvan Bode, se po shperfillin krizen ekonomike nderkombetare, e cila ka prekur cdo sektor te ekonomise shqiptare. Duke vijuar bashkebisedimin, Meta sqaroi se ishte aty jo vetem per te realizuar kete konstatim shume te rende, por per te denoncuar papergjegjshmerine e Qeverise aktuale, te Kryeministrit dhe Ministrit te Financave, te cilet mohojne krizen ekonomike ne Shqiperi. "Por kriza tashme eshte nje fakt, qe ka te beje edhe me cenimin e standardit te jeteses dhe ekzistences se familjeve shqiptare dhe kur kjo ndodh ketu ne Tirane, e kuptojme se cfare ndodh ne te gjithe Shqiperine qe nuk e shohim dot, apo nuk e prekim cdo dite", deklaroi ish-kryeministri i Shqiperise. Me tej, ai garantoi se Levizja Socialiste per Integrim eshte e angazhuar qe kesaj varferie ne rritje, t'i pergjigjen me prioritetin e tyre kryesor dhe qe eshte punesimi, punesimi dhe vetem punesimi. "Punesim jetik per te gjithe ata qe nuk kane asnje page, apo te ardhur ne familjet e tyre dhe punesimi si politika kryesore sociale, qe ka te beje me lehtesira per te gjithe bizneset e reja qe krijohen ne vend", premtoi Meta, duke shtuar se, do te krijohen lehtesi fiskale per cdo vend te ri pune qe do te hapet ne bizneset ekzistuese.

Kryetari i LSI: Pas pak muajsh, gjerat do te ndryshojne

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu bindjen se pas disa muajve gjerat do fillojne te ndryshojne. "Besoj shume ne angazhimin tone dhe seriozitetin tone, per ta mbajtur kete premtim qe te sjellim me 29 Qershor nje qeveri, e cila do te punoje qe shqiptaret te punojne. Dhe jo njw qeveri qw do te punoje per kryeministrin dhe per qeveritaret e tij, ne menyre qe shqiptaret te vriten si ne Gerdec, per buken e gojes, duke numeruar predhat me nenat e femijet", tha Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›