E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Shumica e të anëtarësuarve në FRD, 20-30 vjeçarë. Dera jonë, e hapur për ish-krerët e PD

Share

Aleksandër Biberaj, një nga anëtarët e grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike, thotë se shumica e të anëtarësuarve në parti janë 20- 30 vjeçarë.

Sa për kuriozitet, të anëtarësuarit deri tani kanë një përbërje heterogjene, shtrirje mbarëkombëtare gjeografike dhe mosha të ndryshme, por shumica e tyre u përkasin datëlindjeve 1982-1992, pra i përkasin 2-30- vjeçarëve, moshë kjo që përbën edhe katalizatorin e shoqërisë shqiptare, por njëkohësisht edhe pjesën maxhoritare të popullsisë, tha Biberaj për GSH.

Ai shtoi se dera e FRD mbetet e hapur për demokratët dhe ish- drejtuesit e PD.

Krahas të rinjve të paangazhuar deri më tani në politikë janë anëtarësuar edhe demokratë që kanë dhënë kontribute të çmuara për demokracinë shqiptare gjatë këtyre 22 viteve të tranzicionit, demokratë të cilët natyrisht janë shumë të mirëpritur në FRD. Parë në këtë këndvështrim, çdo demokrat që ka kontribuar për demokraci është i mirëpritur në FRD, dera mbetet e hapur për ta, pavarësisht nëse kanë qenë përfaqësues të forumeve drejtuese apo thjesht anëtarë të PD-së, u shpreh Biberaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›