Meta: Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm se unë për President
Në një shënim të djeshëm ngritëm pyetjen Luan Rama tha që Ilir Meta do të bëhet President? dhe përgjigja që dhamë ishte Jo, nuk duket se tha këtë. Agjencitë e lajmeve e TV-të dje dhe gazetat sot kishin si lajm kryesor kandidaturën e Metës për President të Republikës, bazuar në një përgjigje që Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i dha pyetjes së një gazetari gjatë një konference shtypi. I pyetur nëse Meta mund të ish një kandidat presidencial, ai u përgjigj: Pse jo? Ligji dhe kushtetuta parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat dhe LSI-ja nuk e përjashton veten që të kontribuojë në të mirë të realizimit të zgjedhjes së një presidenti konsesual pastaj çështja e emrit do të përzgjidhet nga forumet.
Ne ishim të opinionit se, nëse gazetari nuk është porositur për ta bërë atë pyetje, përgjigja është korrekte dhe pa atë mesazhin që kanë kapur agjencitë informative. Për ta verifikuar këtë gjë ne kontaktuam drejtpërdrejt Ilir Metën dhe i bëmë këtë pyetje: A mund të na konfirmoni për Respublica.al nëse ju do të jeni kandidat për President të Republikës? Dhe ai u përgjigj: Mund tju konfirmoj se Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm (se unë) për President të Republikës
E.Zaloshnja