Biberaj në Ukrainë, në përkujtim të 75-vjetorit të Holodomor
Aleksandër Biberaj mori pjesë dje në punimet e Forumit Ndërkombëtar, në përkujtim të 75-vjetorit të Holodomor (Masakra masive e urisë së viteve 1932-1933), shkaktuar nga regjimi komunist i Stalinit. Në emër të Këshillit të Evropës, në forum ka përshëndetur edhe zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, deputeti i Partisë Demokratike, z. Aleksandër Biberaj. Në forum kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur Presidenti i Polonisë, z. Leh Kaczynski, Presidenti i Letonisë, z. Valdis Zatlers, Presidenti i Lituanisë, z. Valdas Adamkus, Presidenti i Gjeorgjisë, z. Mikheil Saakashvili, zv.presidenti i Parlamentit Evropian, z. Adam Bielan, kryetarja e Parlamentit të Estonisë, znj. Ene Ergma, kryetarë dhe nënkryetarë nga parlamente të ndryshme, si dhe zv.kryeministra e ministra nga qeveri të ndryshme. Në forum janë përcjellë dhe mesazhet përshëndetëse të Presidentit të SHBA-ve, George W. Bush, si dhe Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Barack Obama, Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, Presidenti i Çekisë, Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ministri i Jashtëm anglez, David Milliband, ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plassnik, si dhe një sërë personalitetesh nga vende të ndryshme. Në forum ka marrë pjesë edhe i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Kiev, si dhe historianë dhe akademikë nga vende të ndryshme. Forumi është organizuar nën kujdesin e Presidentit të Ukrainës, z. Viktor Yushenko, i cili është edhe moderatori i tij.
Dosjet dhe reforma në drejtësi, axhenda e Kuvendit
Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor nga Kuvendi ka lehtësuar këtë institucion, i cili tashmë ka në axhendë dy pjesë të rëndësishme. Kuvendi pritet të ketë pjesë të axhendës së tij dy iniciativa të rëndësishme, si reforma në drejtësi dhe ligji për hapjen e dosjeve të regjimit të kaluar. Pjesa e parë, reforma në drejtësi do të kërkojë një kohë të gjatë për miratimin e saj. Në Kuvend janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë disa projektligje për reformimin e sistemit si Ligji për Avokatinë, Noterinë, Përmbarimin etj., të cilat janë të gjitha pjesë e kësaj reforme, tepër e kërkuar nga faktori ndërkombëtar për integrimin e Shqipërisë. Një tjetër provë do të jetë edhe ligji për hapjen e dosjeve, për të cilin dy partitë e mëdha kanë këndvështrime krejt të kundërta, gjë që ka bërë që ky proces të ngecë.