Kryeparlamentari boshnjak, vizitë në Tiranë
Me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 23–26 nëntor 2008 kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Niko Lozançiç. Ditën e sotme, Lozançiç do të pritet në takim nga kryetarja Topalli dhe më pas do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Niko Lozançiç, do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi, si dhe nga Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme etj. Kryeparlamentari boshnjak pritet të bisedojë me autoritetet shqiptare në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Bosnjës.