Koçi: Rama i vuri shkelmin bashkimit të së majtës
Një ndër figurat e Partisë Socialiste, i larguar së fundmi për të krijuar një tjetër parti, Petro Koçi, nuk shpreson dhe beson në një bashkim të së majtës para zgjedhjeve të 2009-s. Në një prononcim për “standard”, Koçi komentoi platformën e paraqitur nga një prej themeluese të PS-së, Maqo Lakrori, për një bashkim të socialistëve dhe të së majtës para zgjedhjeve të 2009-s, duke vënë theksin se pengesë mbeten qëndrimet e PS-së ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Kreu i PS’91 tha se me qëndrime të njëjta si Berisha ndaj ligjit themeltar të shtetit, por edhe ndaj ligjit elektoral, është kryetari i PS-së, Edi Rama, ai që i ka vënë shkelmin bashkimit të së majtës. “Me teknologjinë “Berisha” që përdori për Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, Rama i dha shkelmin bashkimit të së majtës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ketë një bashkim, e sidomos pas rezultatit të tyre, ku të gjithë të marrin një mësim”, - tha Petro Koçi.
Ideja e hedhur nga Lakrori i ka trazuar mjaft socialistët, por ata që janë larguar prej saj duket se e shohin të ardhmen politike me koalicione të tjera dhe se shkaku kryesor që pengon bashkimin mbetet kryetari socialist, Rama. Të paktën para zgjedhjeve duket qartë se nuk ka asnjë bashkim, kjo mbetet për t’u diskutuar vetëm pas zgjedhjeve. “Koalicioni ku ne bëjmë pjesë do të jetë forca e parë politike dhe bashkimin për një bashkëqeverisje do e shohim pas zgjedhjeve të 2009-s”, - tha Koçi.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtarë në fakt ka marrë një kthesë të rëndësishme dy ditë më parë, ku drejtuesit e partisë ishin përgatitur për të paraqitur disa suksese të Partisë Socialiste, siç ishte miratimi i Kodit Zgjedhor, por nuk janë të një mendjeje ish-themeluesit e PS-së, të cilët vazhdojnë ende të jenë brenda radhëve të saj. Thuajse në sinkron nga Tirana, edhe shkrimtari i njohur, ish-deputeti i PS-së, Dritëro Agolli, deklaroi se majta rrezikon humbjen e zgjedhjeve nëse nuk bashkohet. Janë pikërisht figurat më të vjetra që kanë bërë histori në parti ata që po e nënvizojnë bashkimin e së majtës, në një kohë kur dy partitë kryesore të saj tanimë ndahen nga një grevë urie. Por edhe pala tjetër nuk duhet aspak optimiste për bashkimin. Për të qenë parimor ndaj sulmeve të vazhdueshme në adresë të PS-së, por edhe për shkak të llogarive elektorale, nuk e dëshirojnë daljen me koalicion në zgjedhjet e 2009-s. Veçse eksperiencat e zgjedhjeve të 18 viteve të fundit, të kaluara në duart e ish-themeluesve të PS-së, parashikojnë një fund jo të mirë të së majtës në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Maqo Lakrori ka kërkuar që të jetë një kongres i ri, ai që duhet të bashkojë socialistët, sikundër ishte një kongres, ai i 9 prillit dhe i 2 qershorit që ndau zyrtarisht PS-në me njerëz të rinj e të vjetër. Njëkohësisht janë po këto figura të njohura të kësaj partie, që duke i kërkuar bashkimin kryetarit socialist, i kujtojnë premtimin që bëri kur erdhi në krye të PS-së, atë të bashkimit të socialistëve dhe gjithë së majtës.
Lakrori: E majta duhet të jetë e bashkuar në 2009
Një ndër themeluesit e Partisë Socialiste i mëshon fort faktit për bashkimin e së majtës në zgjedhjet e 2009-s. Kërkesa duket se është një e vazhdueshme, pasi kësaj ideje i është bashkuar edhe një prej figurave më të rëndësishme të PS-së, Dritëro Agolli. Në një deklaratë për mediat, Lakrori ka përsëritur idenë e platformës së paraqitur dy ditë më parë në mbledhjen e AK-së, ku kërkoi bashkimin e socialistëve përmes një kongresi të madh. Sipas tij, socialistët nuk janë të çarë, por aktualisht janë të shpërndarë dhe për këtë kërkohet një proces konsultimi dhe gjithëpërfshirjeje për t'i bërë të gjithë, të vjetër dhe të rinj në këtë parti, pjesë të një procesi që do ndihmojë në fitoren e së majtës. Gjithashtu, Lakrori kërkoi një proces ballafaqimi me anëtarësinë dhe simpatizantët e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Duke iu referuar zgjedhjeve në Amerikë, ballafaqimeve dhe garave brenda partive, Lakrori u shpreh se kandidatët duhet të përcaktohen nga vetë ata që do votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa kandidatët do të paraqesin në elektorat platformat e tyre. Kjo, sipas Lakrorit, do të garantojë fitoren e PS-së, pasi kandidaturat e saj do kenë kaluar më parë në filtrin e anëtarësisë dhe më gjerë, ndërsa do lehtësonte dhe mekanizimin e përzgjedhjes së tyre nga forumet e larta në PS.
Meta: Asnjë bashkëpunim me partitë që dhunuan Kushtetutën
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me asnjë prej partive që dhunuan Kushtetutën dhe miratuan një kod të dyshimtë pak ditë më parë. Gjatë një takimi në qytetin e Elbasanit, ai theksoi forcën e koalicionit që drejton, por edhe përgjegjësinë e ruajtjes së votës. "LSI nuk ka asnjë aleancë me asnjë nga partitë, që dhunuan Kushtetutën në 21 prill, si dhe prodhuan një kod të dyshimtë. LSI do të ketë aleancë me forcat me të vërtetë demokratike dhe progresive. Ajo do të ketë dy aleanca, një për mbrojtjen e votës, e cila nuk do të ketë dallime partiake dhe tjetra, koalicioni elektoral", - tha kryetari i LSI-së, Meta në një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, LSI është një forcë e madhe dhe do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme. "Me aprovimin e Kodit të Ri Zgjedhor, detyra jonë rritet dhe merr dimension të ri dhe ne do të jemi garant të mbrojtjes së votave, jo vetëm të LSI-së, por të çdo qytetari shqiptar", - tha kryetari LSI-së, Meta. Duke u ndalur tek strategjia e kësaj partie, Meta deklaroi se "ne kemi strategjinë tonë për të fituar votën në zgjedhjet e ardhshme, por edhe strategjinë për të qenë garant për mbrojtjen e votës së çdo qytetari dhe për këtë do të kemi një asistencë shumë të fuqishme ndërkombëtare. Jemi në kohën e duhur dhe kemi të gjithë kohën e duhur për të parandaluar çdo problem që ka të bëjë me votën e lirë dhe të sigurt të qytetarëve shqiptarë". Ai shtoi se Elbasani, duke qenë një nga qarqet kryesore të vendit, do të japë rezultate të shkëlqyera në zgjedhjet e ardhshme në qershor të vitit 2009. Ndërkohë ditën e enjte LSI do të zhvillojë një miting kundër miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Njëkohësisht ajo është duke punuar me forma të tjera reagimit, siç është kontakti me kompani të huaja për sjelljen e mijërave vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 2009-s. Kjo, në fakt, mbetet përgjigjja e partive që kontestuan Kodin Zgjedhor, ndaj qëndrimit të OSBE-së në vendin tonë.
Kodra: Buxheti i 2009-s, për qëllime elektorale
Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, analizoi dje zërat negativë në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009, i cili pritet të miratohet në seancën e sotme. Sipas Kodrës, buxheti i propozuar nga qeveria për vitin 2009 shpreh qartë orientimin për t’i shërbyer zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në vend të ndikimit pozitiv në uljen e varfërisë dhe lehtësimin e jetës së shqiptarëve.
“Mund të thuhet me gojën plot se fondet e parashikuara për politikat sociale për vitin 2009 realisht nuk kanë asnjë rrije. Rritja prej 0,1% e GDP-së, e ndihmës ekonomike, është aq qesharake sa kjo kuptohet nga çdo qytetar e jo më nga ekspertët e ekonomisë”, - tha ajo. “Qeveria e Berishës deklaroi me gojën e ministrit të Ekonomisë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri, ndërsa në projektbuxhet nuk është parashikuar asnjë lekë kompensim për këtë, pra barra e rritjes së çmimit të energjisë do të bjerë përsëri mbi ata shqiptarë që paguajnë energjinë duke i varfëruara ata akoma më shumë”. Ndërsa referuar
papunësisë, Kodra theksoi se ajo nuk pëson asnjë ndryshim, pra ndërsa kostoja e jetesës rritet në mënyrë të pandalshme, këto mijëra familje shqiptare do të vazhdojnë të zhyten në një varfëri të tejskajshme dhe me këtë qeverisje nuk do të ketë asnjë shpresë se mund të lehtësohet varfëria e tyre.
Kodheli: Kryeministri, fajtor për situatën në vend
Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit gjatë vizitës së tij në Pogradec. Referuar përurimeve të bëra në këtë zonë, Kodheli tha se është e mjerueshme të shohësh Kryeministrin që i rrëmben gërshërët kryetarëve të komunave, për të bërë inaugurimin dhe mbi të gjitha hedh baltë mbi opozitën. Sipas Kodhelit, nuk është faji i opozitës për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë. “Është mjerim kur shikon Kryeministrin e Shqipërisë, i cili merr nga dora e një kryetari komune gërshërët për inaugurimin e një shkolle dhe që prej aty hedh baltë mbi opozitën, a thua se është faji i opozitës pse në Shqipëri nuk ka punë, pse në Shqipëri nuk ka drita, pse në Shqipëri njerëzit nuk mund të mbyllin muajin me të ardhurat që kanë. Shqiptarët meritojnë më shumë sesa maskarada e qeverisjes “Berisha”, shqiptarët meritojnë një politikë dinjitoze, politikën e re, që opozita do të ofrojë me shqiptarët dhe për shqiptarët”, - deklaroi Kodheli.