Bibi dhe Baracku
Ne nuk duam të ndalen rebelimet arabe për demokraci, por askush nuk mund të parashikojë si do të mbarojnë. Gjëja më e mençme që ne dhe Izraeli duhet të bëjmë është të shmangim atë që s’mund ta menaxhojmë, dhe të menaxhojmë atë që s’mund ta shmangim. Tani për tani s’po e bëjmë asnjërën
Derisa lexoni kryeartikujt e këtyre nga Lindja e Mesme – të krishterë dhe myslimanë duke u përleshur, Siria duke u munduar ta shtypë lëvizjen rebele për demokraci, dhe palestinezët duke u kapur për telat gjemborë në kufi me Izraelin – krijoni idenë e një rajoni ku rrotat nuk kanë të ndalur. Në një moment të tillë, presidenti Obama duhet të tregojë të njëjtën vendosmëri që dëshmoi në kapjen e Osama bin Ladenit. Një analogji e dobishme për këtë moment vjen nga shkenca për klimën, ku moto e popullarizuar thotë: Marrë parasysh sesa shumë ndryshimi klimatik është pjekur për të ardhmen tonë, më e mira që mund të bëjmë tani është të menaxhojmë të pashmangshmen dhe të shmangim të paimagjinueshmen.
Në Lindje të Mesme, “të paimagjinueshmen” që duhet ta shmangim është një tjetër luftë ndërmjet Izraelit dhe ndonjërit prej fqinjëve të tij. “Të pashmangshmen” që duhet ta menaxhojmë është puna që do të kemi me atë që duket se pa dyshim do të jetë një botë jostabile arabe, duke çuar kështu në majë të listës botërore problemet që do të dalin nga rezervat e naftës. Strategjia që na duhet është një politikë serioze paqeje e kombinuar me një politikë serioze energjie.
Kryeministri Bibi Netanyahu i Izraelit gjithnjë po hamendet se pse kombi i tij po humb mbështetjen dhe se çfarë pret bota nga një vend i vogël i rrethuar me armiq të përbetuar. S’mund të flas në emër të botës, por flas për veten time. Nuk jam fort i sigurt nëse Izraeli ka një partner palestinez ose sirian për një paqe të sigurt me të cilën do të mund të jetonte Izraeli. Por e këtij këtë: Me një botë arabe më demokratike dhe më populiste në të ardhmen e Izraelit, dhe me një Izrael të ballafaquar me prospektin e të pasurit të një pakice hebraike duke sunduar një shumicë të arabëve – ndërmjet Izraelit dhe Bregut Perëndimor, që do të çonte Izraelin drejt krahasimit ndërkombëtar me Afrikën Jugore të aparteidit – Izraeli duhet ta përdorë çdo pjesë të kreativitet të vet për të eksploruar mënyra që me qetësi ta dorëzojë Bregun Perëndimor në një shtet të pavarur palestinez.
E përsëris: Mund të jetë e mundshme. Ama Netanyahu nuk ka kaluar kohën e tij në zyrë duke përdorur kreativitetin izraelit për të gjetur rrugë për ta realizuar një gjë të tillë. Ai ka shpenzuar kohën duke u munduar t’i bishtnojë një marrëveshjeje të tillë – dhe gjithkush e di këtë. Askush nuk është i çmendur.
Izraeli është në një situatë të rrezikshme. Për herë të parë në historinë e tij ka marrëdhënie të këqija me tri fuqitë rajonale – Turqinë, Iranin dhe Egjiptin – dhe me të madhe po humb mbështetjen edhe në Evropë. Amerika i ka mbetur mikja e vetme. Për këtë nuk i ka të gjitha fajet Izraeli, veçanërisht me Iranin, por Izraeli kurrë nuk do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Egjiptin, Turqinë dhe Evropën pa ndonjë përpjekje serioze për të dalë sigurt nga Bregu Perëndimor.
Mënyra e vetme që Netanyahu ta marrë përsëri me seriozitet të madh është nëse ai rrezikon pak kapital politik dhe aktualisht do t’i befasonte njerëzit. Bibi ka dhënë shenja se është i gatshëm të lëshojë pe për kompromise territoriale, përfshirë kolonitë. Mirë, hidhe një hartë në tavolinë. Le të shohim se për çfarë e ke fjalën. Apo si do t’ia bësh me kolonitë ilegale të Bregut Perëndimor të ndërtuara nga grupe kolonësh renegatë kundër vullnetit të Qeverisë së Izraelit. Secila lëvizje do ta bënte atë të merrej më seriozisht dje, barabar do t’i detyronte edhe palestinezët të tregoheshin seriozë.
Hiq këtë, është e turpshme për ne ta kemi Netanyahun duke iu adresuar Kongresit amerikan kur ai do të duhej t’u adresohej palestinezëve në rrugë. Dhe po aq e turpshme do të ishte për palestinezët ta çojnë kërkesën e tyre në Kombe të Bashkuara për një shtet të pavarur kur ata do të duhej të punonin fort për t’i bindur izraelitët pse marrëveshja ndërmjet “Hamasit” dhe “Fatahut” është në të mirë të interesit të tyre të sigurisë.
E sa i takon të pashmangshmes, mirë, Obama sapo e ka thënë se ai po hap më shumë fusha federale për eksplorim nafte, sikurse edhe kanë kërkuar republikanët. Mrekulli: Le ta bëjmë Amerikën edhe më të varur nga burimet energjetike, çmimi i së cilës pa dyshim se do të rritet derisa popullata e botës po rritet dhe kur shumica e rezervave të naftës ndodhen nën tokën e rajonit më të destabilizuar politikisht.
Miqësisht, nuk kam telash me nevojën për më shumë shpime nafte, derisa bëhet sipas standardeve më të larta ambientale. Nuk kam telash me energjinë bërthamore, nëse mund të gjeni dobi nga derdhja e fondeve në këtë fushë. Unë kam telashe me një politikë energjetike të fokusuar ekskluzivisht në shpime nafte dhe energji bërthamore. Kjo nuk është politikë energjetike. Kjo është një politikë për donacione fushatash. Nuk do të ketë asnjë ndikim në pompa.
Një politikë e njëmendtë energjetike është një sistem. Duhet të fillojë me një standard kombëtar të energjisë së përtërirë që kërkon të shfrytëzojmë çdo mundësi të burimeve të ripërtërira – ujin, erën dhe energjinë bërthamore. Duhet ta rrisim dobinë e këtyre burimeve deri në 20 për qind të nevojës së përgjithshme energjetike deri në vitin 2020. Kjo do të duhej të ndërlidhej edhe me standarde më të larta të shpejtësisë së makinave dhe vendosje të standardeve më të larta kombëtare të efikasitetit energjetik. Të gjitha këto standarde pastaj do të kulmonin me një çmim të karbonit. Kjo është forma sesi ju keni çmime më të larta të energjisë, por fatura më të lira të energjisë, sepse me përmirësimet në efikasitet do të kemi më pak nevoja për energji.
Na duhet t’i rrisim taksat. Pse të mos zbatojmë një taksë për karbonin që po ashtu do ta reduktonte konsumin e energjisë, do të nxiste inovacione, do të pastronte ajrin dhe do ta reduktonte varësinë tonë nga Lindja e Mesme?
Ne nuk duam të ndalen rebelimet arabe për demokraci, por askush nuk mund të parashikojë si do të mbarojnë. Gjëja më e mençme që ne dhe Izraeli duhet të bëjmë është të shmangim atë që s’mund ta menaxhojmë, dhe të menaxhojmë atë që s’mund ta shmangim. Tani për tani s’po e bëjmë asnjërën.