ICO fton Kosovëne Serbinë tëtregojnë maturi
PRISHTINë- Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që të përmbahen nga deklaratat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim te banorët e Mitrovicës, kërkesë kjo që vjen pas ngjarjeve të fundit në veri dhe deklaratave të ndryshme lidhur me këto ngjarje.
Përfaqësues të ICO-së deklaruan për REL se dialogu mes palëve përgjegjëse do të ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me pjesën veriore të Mitrovicës. Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffy, shprehu bindjen se deklaratat politike që shkaktojnë shqetësim te popullata, nuk janë në favor të krijimit të një ambienti të nevojshëm për, siç tha ai, përparimin demokratik.
“është përgjegjësi e të gjithëve, e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe të qeverisë, udhëheqësve të komuniteteve, që të krijojnë ambientin e duhur për përparimin demokratik. Ky ambient nuk mbështetet nëse njerëzit thonë gjëra që shkaktojnë shqetësim dhe siklet. Andaj, është një përgjegjësi e përbashkët - askush nuk është i përjashtuar”, u shpreh McGuffy.
“I takon Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen në kontakte të drejt për drejta. është e nevojshme një gatishmëri politike për të dy palët brenda një formati të pranueshëm për të dyja. Zyra Civile Ndërkombëtare gjithmonë ka mirëpritur kontakte të drejt për drejta, por u takon udhëheqësve të vendosin dhe të marrin pjesë në këtë”, tha Mc Guffy.
Problemet në pjesën veriore të Kosovës thuhet se do të jenë në krye të temave në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat pritet të nisin pas përfundimit të procesit në GJND.
(m.a/koha/BalkanWeb)