E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas nuk përmbahetputh të dashurënnë transmetim live

JOHANESBURG- Festa spanjolle për fitoren në Kupën e Botës është përjetuar me mjaft emocione nga një tifoze e zjarrtë e iberikëve.

Ajo është një tifoze disi speciale dhe quhet Sara Carbonero. Eshtë gazetare dhe e dashura e kapitenit të Spanjës Iker Casillas.

Sara kishte si detyrë të intervistonte kapitenin e nacionales në fund të ndeshjes, që është njëkohësisht edhe njeriu i saj i zemrës.

Pavarësisht emocioneve të të dyve, Casillas arriti të mblidhte forcat dhe të falenderonte familjen dhe gjithë mbështetësit.

Por në një moment ai shfaqet tepër i lumtur e i mallëngjyer e në vend të fjalëve i dhuron një puthje Sarës.

Puthja u transmetua direkt në televizion ndërsa në studion e transmetimit shpërthyen duartrokitjet. Tifozët e shumtë spanjollë e quajtën këtë veprim të kapitenit një gjest mjaft të bukur.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›