E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK fillon dominiminnë fshatin Milaj të Hasit

PRISHTINE- Në kuadër të marrjes së kompetencave të reja në fushën e sigurisë, të hënën në fshatin Milaj të Hasit të Prizrenit, Njësia e FSK së për deminim fillon aksionin e parë të deminimit humanitar, që nënkupton eliminimin e mjeteve të pashpërthyera prej të cilave pësojnë popullata civile.

Ky aktivitet është i rëndësishëm sepse kompania e certifikuar dhe e specializuar e FSK së për deminim, për herë të parë merr kompetencat për të vepruar në terren për të bërë pastrimin e zonave të minuara.

Këto janë mina të pashpërthyera të llojeve të ndryshme, që kanë ngelur që nga koha e përfundimit të luftës (1999).

Fshati Milaj është përzgjedhur si prioritet për fillimin të aktivitetit të dominimit, sepse për shkak të këtyre minave banorët e fshati, që nga koha e pas luftës nuk kanë mundur që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Aktiviteti i deminimit do të vazhdojë edhe në hapësirat tjera të Kosovës, që janë të evidentuara si fusha të rrezikshme me mina.
(e.n/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›