E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovësmiraton buxhetinpër vitin 2010

PRISHTINë- Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar pesë projektligje, përfshi edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2010 ka marrë shumicën e votave, duke u miratuar më 71 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Ndërkohë para miratimit në tërësi, me kërkesë të Komisionit për buxhet dhe financa, Kuvendi ka miratuar buxhetin e rishikuar të tri organizatave buxhetore për vitin 2010, Gjykatës Kushtetuese, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore.

Buxheti i rishikuar i Kosovës ka marrë shumicën e votave, pasi që në Kuvend është proceduar Projektligji për Prishtinën, i cili ka qenë kusht i LDK-së për ta dhënë votën e saj për buxhetin.

Ndërkohë, ligjvënësit kanë miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovës, të cilin e ka kundërshtuar opozita.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›