Biblioteka e lëvizshme në Shëngjin/ Pushuesit e vegjël lexuan titujt më të bukur për këtë grup moshë

Pushuesit e vegjël kanë kaluar një ditë argëtuese pasi Biblioteka e lëvizshme ka qenë në qendër në Shëngjin. Qëllimi i kësaj biblioteke është promovimi i leximit tek të vegjlit.
Fëmijët që po pushojnë me familjet e tyre në bregdetin e Shëngjinit kanë pasur rastin që ti kushtojnë vëmendje edhe leximit të librave artistik.
Biblioteka e lëvizshme, një angazhim social i bibliotekës së Lezhës dhe Institutit të librit dhe promocionit, për të promovuar leximin tek të vegjlit, ndaloi në sheshin kryesor të Shëngjinit duke ju mundësuar pushuesve të vegjël titujt më të bukur për këtë grup moshe.
Pjesët e lexuara nga fëmijët janë prezantuar edhe përmes vizatimit për të qenë sa më argëtuese.
Gazetare Amela Koçerri
/RTSH/