Biblioteka nxjerr koleksionin dixhital "Albanian"
E përkohshmja shqiptare që kishte periodicitetin 2 herë në muaj, që dilte në gjuhët shqipe, frënge e turke, drejtuar nga Faik Konica, prej ditës së djeshme, i gjithë ky koleksion, mund të lexohet në një CD. Biblioteka Kombëtare dje ka promovuar paraqitjen dixhitale të periodikut më të fuqishëm politiko-kulturor, që identifikohet me emrin e Konicës. Kjo e përkohshme mban në kokë citimin paraqitës: Albania: E përkohshme shqip - nr.1 (1896). - Brukselles; London, 1897-1909. Me rreth 12 vite jetë, njeh si datë themelimi vitin 1896, iniciuar nga Faik Konica [Konitza], që ishte edhe kryeredaktor i revistës me pseudonimin Trhank Spirobeg. Kjo revistë deri në vitin 1901 u botua në Bruksel dhe nga viti 1902 e më pas në Londër. Numri i parë i saj doli nga shtypi në vitin 1897. Trajtonte probleme shqiptare në fushat e historisë, gjuhësisë, letërsisë, folklorit etj.